-
Greta Azizi, fituese e çmimit të dytë në Festivalin e RTK
Këngëtarja Greta Azizi është vetëm 22 vjeç dhe në çdo prezantim në skena të ndryshme, ka qenë finaliste dhe ka fituar çmime të para. Profesionalisht e nisi muzikën në moshën 13 vjeçare, kur mori pjesë në talent show-n "Gjeniu i vogël 7-të", duke arritur në treshen më të mirë. Së fundi Greta mori pjesë në edicionin e dytë të Festivalit në RTK, me këngën “Verës” dhe u vlerësua me çmimin e dytë. Në intervistë për Radio Ejani, Greta tregon këtë eksperiencë, por dhe rrugëtimin e saj artistik.
-
Silvana Gjegjaj, kitariste e talentuar dhe mësuese
Kitaristja Silvana Gjegjaj nga Durrësi ka studiuar për kitarë në shkollën artistike "Jan Kukuzeli", ndërsa studimet e larta i ka kryer në "Universitetin e Arteve" në Tiranë, të dyja ciklet bachelor 2018-2021 dhe master 2021-2023 me orientim në "Kitarë dhe mësuesi". Ajo luan në instrumentin e kitarës dhe të mandolinës si instrument sekondar. Silvana ka punuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës
-
“T’kam llastuar”, kënga konkurrente e Ingrid në “Kënga Magjike 2024”
Këngëtarja shkodrane Ingrid ka filluar të këndojë që në moshën 3 vjeçare, duke debutuar në teatrin “Migjeni” në moshën 6 vjeçare. Me 18 vite përvojë në muzikë, ajo ka marrë pjesë në festivale dhe koncerte, duke fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2008, Ingrid fitoi çmimin e dytë në konkursin “Ars Kosova” për violinë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në festivale ndërkombëtare në Manila dhe Sydney. Pas studimeve për violinë në Universitetin e Arteve në Tiranë Ingrid punon si “vocal coach” në Gjermani, duke trajnuar talente të rinj. Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar në “X-Factor Albania 5” dhe tani merr pjesë në “Kënga Magjike 2024” me këngën “T’kam llastuar”.
-
Gloria Azizi: Momenti më i lumtur i jetës kur luajta me orkestrën e TKOB
Gloria Azizi e ka nisur studimin e violinës në moshën 6 vjeçare në shkollën e muzikës “Naim Frashëri” në Vlorë me mësuese Anisa Bardhoshin. Më vonë ajo ka patur eksperienca artistike me orkestrën e Vlorës, Filarmoninë e Tiranës, me orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit, por edhe me orkestra private. Pas diplomimit në Universitetin e Arteve për violinë, Gloria së shpejti do të fillojë studimet në Konservatorin e muzikës në Romë.
-
Kënga “Si Ai” e Taynës fiton vemendje ndërkombëtare
Tayna (Foto nga instagrami)Këngëtarja kosovare Tayna ka arritur sukses me hitin e saj më të ri, “Si Ai” që vazhdon të transmetohet nëpër botë, duke krijuar fansa të shumtë. Së fundmi, kënga “Si Ai” ka marrë vëmendjen edhe të një emri të njohur në fushën e sportit, të futbollistit brazilian Neymar. Në një postim në Instastory, ai ka ndarë një fotografi të tij me një mik, të cilën e ka shoqëruar
-
U zhvillua në Elbasan edicioni i 9-të i Takimit Kombëtar të Orkestrave të harqeve
Edicioni i IX-të i takimit kombetar te orkestave te harqeve (Foto nga facebooki)Në Teatrin Skampa të Elbasanit u zhvillua në tre netë edicioni i 9-të i Takimit Kombëtar të Orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”. Në këtë event morën pjesë orkestra dhe asamble nga Tirana, Vlora, Shkodra, Elbasani, Fieri, Berati, Korça, Fieri, Shkupi e Tetova e Maqedonisë së Veriut, si dhe Orkestra e harqeve e qytetit
-
Kledis Rexho: Rrugëtimi artistik,misioni pedagogjik dhe koncerti i fundit
Kledis Rexho, violinisti dhe drejtuesi i "Life and Music Concept Orchestra", ka prezantuar gjatë këtij muaji një koncert emocionues në sheshin "Nënë Tereza" në bashkëpunim me muzikantë profesionistë të muzikës klasike në Shqipëri. Kledisi, i lindur në Elbasan, ka filluar studimet për violinë në shkollën artistike të muzikës "Onufri" në vendlindje dhe ka vazhduar studimet në Universitetin e Arteve në
-
Sonja Likaj, pas këngës së parë si kantauore, në duet me Algert Salën
Sonja Likaj është një këngëtare 20 vjeçare nga qyteti i Laçit. Mësuesi i saj i muzikës Elvis Lleshi, dalloi talentin e saj për të kënduar dhe Sonja mori pjesë në aktivitete që zhvilloheshin në shkollë, por edhe koncerte në qytetin e saj të lindjes. Për here të pare në publik Sonja u shfaq me këngën “Aman” të shkruar e kompozuar nga vetë ajo në një kompeticion që zhvillohej nga Eli G Senaj dhe Klaudia tek ‘Moon studio’, ku promovohen artistë të rinj. E ftuar në Radio Ejani, ajo tregon për bashkëpunimin e saj të fundit me këngëtarin Algert Sala, për këngën “Hedh pas”.
-
"Simfonia e shpirtit", kënga e re e grupit “Djemtë e Detit”
Grupi muzikor “Djemtë e Detit” përgjatë dy dekadave ka krijuar këngë hite është fitues i disa çmimeve në festivale, duke fituar zemrat e publikut. Në vitin 1997 grupi krijoi albumin “Izolimi vdes”, i cili pati mjaft sukses. Albumi i dytë “Epos” është një ndër albumet më profesionale të realizuara nga një grup rroku në Shqipëri. Është një album ku teknika, melodia, zëri dhe koncepti kurorëzohen në
-
Claydee Lupa dhe Nora Istrefi sjellin këngën e re “U kry”
Nora Istrefi dhe Claydee Lupa (Foto nga instagrami)Artistët e njohur, Claydee Lupa dhe Nora Istrefi kanë sjellë projektin e ri muzikor.“U kry” mban titullin kënga e re, të cilën artistët e kanë realizuar edhe me videoklip. Teksti i këngës është shkruar nga Claydee, Adelina Mehija dhe Shpat Deda me muzikë nga Paris Kalpos. Producentët janë Claydeee Lupa dhe Paris Kalpos. Projektin e plotë tashmë
-
Kënga “Si ai” nga Tayna, e gjashta në botë në platformën Shazam
Tayna (Foto nga instagrami)Kënga “Si ai”, e cila interpretohet nga reperja e njohur Tayna, ka patur suksese dhe është bërë e njohur ndërkombëtarisht. Kënga ishte fillimisht mjaft e ndjekur nga ndjekësit shqiptarë, ndërsa tani ka arritur sukses në arenën ndërkombëtare. Vetë këngëtarja Tayna, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të gëzuar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka treguar se kënga
-
Reperi Unikkatil, rikthehet me koncerte në Shqipëri
Unikkatil (Foto nga instagrami)Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil është rikthyer këtë verë me disa koncerte në Shqipëri. Këngëtari mjaft i përlyer nga të rinjtë jeton dhe vepron në SHBA, por disa ditë më parë ka performuar në Shëngjin. Unikkatili, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj ka treguar në rrjetet sociale se ka anuluar koncertin në Durrës për shkak të motit të keq, për ta zhvilluar
-
“Një herë po, një herë jo”, duet nga Bruno dhe Poni
Bruno i grupit Revolt Klan (Foto nga instagrami) Këngëtari vlonjat Bruno i grupit Revolt Klan nuk ndalet me bashkëpunimet e tij gjatë këtij sezoni veror. Ai ka publikuar bashkëpunimin e tij të ri me këngëtaren e mirënjohur labe, Poni. Kënga e tyre e re është mjaft ritmike dhe u përqafua menjëherë nga publiku. “Një herë po, një herë jo” mban titullin kënga, e realizuar nga kompozitori Edlir Begolli.
-
Festivali Porto Palermo mbledh artistë të kalibrit botëror
Olen Çezari në hapjen e festivalit në Porto Palermo (Foto nga instagrami)Ka nisur më 1 gusht “Porto Palermo Festival”, ku performojnë emra të njohur e të afirmuar të artit nga sopranoja Inva Mula, Elina Duni, Eda Zari, etj. Violinisti Olen Çesari ka prezantuar emrat e mëdhenj që do të marrin pjesë në ditët në vazhdim. Festivali mbahet nga 1 deri në 18 gusht, në kalanë e Ali Pashës Porto Palermo, nga
-
“Festa e Këngës Shqiptare”, i jep rëndësi fjalës dhe të rinjve
Festivali i Këngës Shqiptare (Foto nga instagrami)Kompozitori Gjergj Leka, i cili prej disa vitesh organizon festivalin “Festa e këngës shqiptare”, ka bashkuar tre breza. Sipas kompozitorit Leka, forca e këtij festivali është fjala. Përgatitjet për “Festën e këngës shqiptare” me pjesëmarrjen e këngëtarëve nga 11 deri në 80 vjeç nisën në tetor të vitit të kaluar dhe përfundojnë me natën finale do të
-
Neptun Gjata, suksesi në Itali dhe dashuria për skenën shqiptare
Artisti vlonjat Neptun Gjata ndonëse ka qenë këngëtar popullor i ansamblit “Labëria”, prej vitesh interpreton këngë liriko-moderne. Ai ka fituar në shumë konkurse në Itali dhe tani është pjesë e studios së artistit të famshëm botëror Andrea Bocelli dhe ka realizuar disa covera muzikore. Që nga viti 2015 Neptuni merr mësime private me profesorë të operas në Itali. Në vitin 2022 në festivalin kushtuar artistes së njohur italiane Rafaella Cara, Neptuni u njoh me drejtorin artistik të festivalit dhe anëtarin e jurisë, njëherësh menaxheri i studios PPG di Bocelli, Maurizio Martellini, me të cilin ka realizuar disa bashkëpunime.
-
Lumi B, Luiz Ejlli, Bruno Revolt dhe Naldi publikojnë këngën “Do Pi”
Bruno i Revolt Klan (Foto nga instagrami)Luiz Ejlli gjatë xhirimeve të këngës, Do pi,(Foto nga instagrami)Janë katër këngëtarë, ndër të cilët dhe erma të njohur si Luiz Ejlli, Lumi B, Bruno i Revolt Klan dhe Naldi, të cilët kanë prezantuar një projekt muzikor për stinën e verës. Kënga e tyre titullohet “Do pi” dhe ka marrë shumë klikime nga fansat e të gjithë këngëtarëve protagonistë. Me ritmet
-
Young Zerka dhe Fifi prezantojnë këngën ritmike “Macarena”
Young Zerka dhe Fifi prezantojnë këngën ritmike “Macarena” Young Zerka gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës Macarena (Foto nga instagrami)Këngëtarët Young Zerka dhe Fifi kanë publikuar një tjetër këngë së bashku, e cila titullohet “Macarena”. Teksti është shkruar nga të dy artistët, të cilët kanë qenë shumë produktiv kohët e fundit. Ky është një produksion nga Alandy, ndërsa videoklipi është
-
Këngëtarja Dhurata Dora në duet me artistin turk Murda
Këngëtarja Dhurata Këngëtarja shqiptare Dhurata Dora dhe këngëtari turk Murda (Foto nga instagrami)sjell bashkëpunimin e saj më të ri muzikor me artistin turk, Murda. Ky kombinim duket mjaft interesant, teksa sheh dy artistët të këndojnë këngën ritmike “Te quiero”, në dy gjuhë të ndryshme, turqisht dhe shqip. Reperi turk Onder Dogan, i cili njihet në publik si Murda i ka dhënë shumë bukuri këtij projekti
-
18 vjeçari Valdrin Mustafa dhe rruga e artit
Valdrin Mustafa është një artist i i ri 18 vjeçar nga Tirana, i cili muzikën e ka nisur në fëmijëri, i nxitur nga e ëma violiniste, e cila e regjistroi në shkollë për violinë. Pas disa vitesh Valdrini ndërpreu studimet muzikore për një tjetër pasion, futbollin. Dashuria për muzikën e orientoi atë në studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, për të vijuar rrugëtimin muzikor, që me siguri do ta shoqërojë gjatë jetës. Prej dy vitesh ai është pjesë e jetës së natës me grupin e tij muzikor dhe së shpejti ai pret të jetë pjesë e një spektakli të njohur muzikor në Shqipëri.