Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj (Foto nga Instagrami)
Në një intervistë për Radiotelevizionin Shqiptar regjisori Grishaj konfirmoi se bashkë me partneren e tij prezantuesen Arbana Osmani do të jenë pjesë e Festivalit të 61-të në RTSH, Arbana në prezantim dhe Eduarti në regji. I ftuar në programin “Ditë pas dite” Grishaj i është përgjigjur kureshtjes së moderatorëve, se si ndjehej për këtë hap të ri në karrierën e tij. Ndër të tjerat ai ka theksuar: “Ne jemi rritur me festivalin e fundvitit, i cili ishte i vetmi program që ne e prisnim dhe kam një ndjeshmëri të mirë për këtë gjë. Mendoj që jemi bërë një grup që po japim maksimumin edhe duke ndryshuar disa gjëra që ne mendojmë se mund të ishin bërë më mire, duke bërë edhe një revolucion” theksoi Grishaj.
Ndër të tjera ai sqaroi se një nga elementët që mund të jetë interesant këtë vit, është votimi i publikut, pra këtë herë do vijë si risi përzgjedhja e fituesit të Eurovizion-it nga publiku.
Përgatiti: Sava Lena