Të hënën u mbajt në Pekin veprimtaria "Partia Komuniste e Kinës (PKK) në dialog me partitë politike të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL)" për vitin 2024, ku pjesëmarrësit ranë dakord që të çojnë përpara bashkëpunimin partiak dhe të përmirësojnë lidhjet.
Foto nga idcpc.gov.cn
Duke vënë në dukje që Samiti Kinë-Vendet e EQL-së në vitin 2021 përvijoi një plan për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, kreu i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të PKK-së Liu Jianchao tha se PKK-ja është e gatshme të punojë me partitë politike të vendeve të EQL-së për të thelluar komunikimin strategjik dhe teorik, për të shfrytëzuar potencialin e platformave përkatëse të bashkëpunimit dhe për të promovuar cilësinë e efektivitetin e bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së.
Foto nga idcpc.gov.cn
Të pranishmit e huaj në këtë veprimtari thanë se rruga e zhvillimit të Kinës ka ofruar një alternativë zhvillimi për botën dhe shprehën gatishmërinë për të forcuar shkëmbimet dhe dialogun me PKK-në, për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve Evropë-Kinë.
Kjo veprimtari, që kishte si temë "Modernizimi i Kinës dhe mundësitë e reja për marrëdhëniet Kinë-EQL: Kontributi i partive politike", tërhoqi afro 50 përfaqësues të 19 partive politike nga 12 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. (Çang Çuo)