Publikohet libri me përmbledhjen e fjalimeve të Presidentit Xi Jinping, njëkohësisht Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak - CMC, mbi qeverisjen e ushtrisë në përputhje me ligjin, u bë me dije të dielën sipas një deklarate zyrtare.
Foto nga VCG
Diskurset janë pjesë nga fjalimet dhe veprat e shkruara të Xi midis nëntorit 2012 dhe qershorit 2024. CMC u ka kërkuar oficerëve dhe ushtarakëve të të gjitha niveleve, që të studiojnë librin në tërësisë e tij. Veçanërisht ka kërkuar që oficerët e lartë të luajnë një rol shembullor në mësimin, respektimin dhe zbatimin e ligjeve.
Nëpërmjet studimit të librit, oficerëve dhe ushtarakëve u kërkohet të rrisin aftësinë për të menduar dhe vepruar në përputhje me sundimin e ligjit në punën e tyre, duke përshpejtuar kështu transformimet themelore në qeverisjen ushtarake dhe duke forcuar rolin e shtetit të së drejtës, në rritjen e mbrojtjes kombëtare dhe aftësive ushtarake.