Ministria e Jashtme e Kinës: Pjesëmarrja e Presidentit Xi në APEC dhe G20, si edhe vizitat shtetërore në Peru e Brazil, shënojnë një udhëtim miqësie dhe bashkëpunimi
2024-11-25 11:43:18

Presidenti Xi Jinping u kthye në Pekin të shtunën në mëngjes, pas pjesëmarrjes në Takimin e 31-të të Liderëve Ekonomikë të APEC, Samitin e 19-të të G20 dhe vizitave shtetërore në Peru dhe Brazil, të cilat u vlerësuan nga Ministria e Jashtme e Kinës si një udhëtim solidariteti për të promovuar së bashku zhvillimin, dhe një rrugëtim bashkëpunimi për të zgjeruar partneritetin.

Foto nga Hsinhua

Foto nga Hsinhua

Ministri i Jashtëm Wang Yi, gjithashtu Anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, i bëri deklaratat teksa informoi gazetarët shoqërues në fund të udhëtimit. Sipas Wang, gjatë 11 ditëve, Xi mori pjesë në gati 40 aktivitete dypalëshe dhe shumëpalëshe, duke bërë të mundur nënshkrimin e më shumë se 60 dokumentave bashkëpunues.

Nga Lima në Rio de Janeiro, Xi dërgoi sërish mesazhe të qarta për mbështetje të vendosur ndaj multilateralizmit në udhëkryqin e historisë njerëzore. Ai ndriçoi me mençuri kineze "momentin e qeverisjes globale së Amerikës Latine" dhe pasqyroi imazhin e Kinës si një vend i madh me përgjegjësi, drejtësi, guxim, çiltërsi dhe gjithëpërfshirje, tha Wang. 

Xi mori pjesë në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC në Lima, ku mbajti një fjalim në Samitin e CEO-ve, duke u bërë thirrje ekonomive të Azisë-Paqësorit që t'i përmbahen vazhdimisht multilateralizmit të vërtetë, të ndërtojnë një paradigmë bashkëpunuese të hapur dhe të ndërlidhur, ta kthejnë inovacionin e gjelbër në një katalizator, si edhe të mbështesin një vizion universalisht të dobishëm e gjithëpërfshirës për zhvillimin e Azi-Paqësorit, tha Wang. 

Foto nga Hsinhua

Foto nga Hsinhua

Xi bëri thirrje për ndërtimin e një ekonomie botërore të karakterizuar nga bashkëpunimi, stabiliteti, hapja, inovacioni dhe eko-miqësia. Ai njoftoi tetë veprimet e Kinës për zhvillimin global, përfshirë bashkimin me Aleancën Globale Kundër Urisë dhe Varfërisë, tha Wang. 

Këto nisma të rëndësishme i janë përgjigjur vullnetit të fortë të Jugut Global, për të kërkuar barazi dhe për të promovuar ndryshimin. Këto nisma përcaktojnë drejtimin e duhur për përmirësimin e qeverisjes globale, tha Wang. 

Në Brazil, Presidenti Xi dhe Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva u angazhuan në një komunikim strategjik të thellë dhe miqësor, duke dakordësuar se marrëdhënia Kinë-Brazil është në periudhën e saj historike më të mirë, tha Wang. 

Foto nga Hsinhua

Foto nga Hsinhua

Të dy vendet njoftuan ngritjen e lidhjeve mes tyre, drejt një komuniteti me të ardhme të përbashkët, për një botë më të drejtë dhe një planet më të qëndrueshëm. Ata vendosën të krijojnë sinergji midis nismës 'Një Brez një Rrugë' dhe strategjive të zhvillimit të Brazilit, tha Wang, duke shtuar se vizita e Xi është një moment historik i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve Kinë-Brazil. 

Xi zhvilloi më shumë se dhjetë takime dypalëshe në kuadër të takimeve shumëpalëshe. Të dy krerët e shteteve theksuan rëndësinë e madhe të marrëdhënieve Kinë-SHBA, e cila është kritike jo vetëm për interesat e dy popujve, por edhe për të ardhmen dhe fatin e mbarë njerëzimit.

Foto nga Hsinhua

Foto nga Hsinhua

Xi përsëriti parimet dhe pozicionin e Kinës për çështje madhore si Tajvani. Ai u bëri thirrje palëve të mbajnë përgjegjësi si vende të mëdha, të vazhdojnë të eksplorojnë mënyrën e duhur për t'u mirëkuptuar me njëri-tjetrin dhe të injektojnë më shumë siguri dhe energji pozitive në botë, tha Wang.  

Xi u takua edhe me drejtuesit e Francës, Gjermanisë, Britanisë dhe vendeve të tjera të mëdha evropiane. Ai theksoi se Kina dhe Evropa duhet ta shohin njëra-tjetrën nga një perspektivë afatgjatë dhe strategjike, t'i përmbahen partneritetit, të angazhohen për zgjidhjen e duhur të dallimeve përmes dialogut dhe konsultimit, dhe të vazhdojnë të shkruajnë histori bashkëpunuese të arritjeve reciproke, tha Wang.