Laureta Pjetri:Ëndërroj të interpretoj Operën “Mrika”në Vjenë
2022-10-23 09:21:07

Këngëtarja e re Laureta Pjetri është njera prej të rinjve të talentuar në fushën e muzikës në Shqipëri. Ajo është aktivizuar në Pallatin e Kulturës dhe pasi mbaroi klasën e 9-të vazhdoi Liceun Artistik “Jan Kukuzeli” në Durrës  e më pas vazhdoi studimet në Universitetin e Arteve. Momentalisht Laureta studion në vitin e 3-të për Kanto, por nuk mungojnë aktivitetet artistike ku ajo merr pjesë, si dhe mbrëmjet e muzikës live. Në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës Laureta tregon për planet dhe dëshirat e saj në të ardhmen.

Laureta Pjetri ne Artistike

Laureta Pjetri ne Artistike

CMG: Laureta, ti e ke nisur muzikën që në moshë të vogël, por kush e ka spiktur talentin tënd?

Laureta Pjetri: Talentin tim e ka spikatur mësuesja e fillores, e cila menjëherë i sugjeroi mamit të më dërgonte në qëndrën kulturore të fëmijëve. Unë këndoja gjatë gjithë kohës në klasë, madje kur pastronim, edhe bishti i fshesës ishte si mikrofon për mua (qesh).

CMG: Cilat ishin këngët e para që këndoje e të dëgjonin mësuesit?

Laureta Pjetri: Ka qenë një këngë, të cilën e pata mësuar në kishë nga disa italianë. Që atëherë nuk kam kënduar këngë fëmijësh, por këndoja këngët që mësoja në kishë.

Laureta Pjetri ne Artistike (Foto personale)

Laureta Pjetri ne Artistike (Foto personale)

CMG: Që e vogël ke filluar të këndosh në gjuhë të huaj. Por u regjistrove në Qëndrën Kulturore të fëmijëve, si ishte rrjedha më pas?

Laureta Pjetri: Aty më ftuan menjëherë në shumë aktivitete të qendrës, ku mora pjesë në aktivitetin në Pallatin e kulturës dhe pasi mbarova klasën e 9-të vazhdova Liceun artistik në Durrës  në shkollën e muzikës “Jan Kukuzeli” e më pas në Universitetin e Arteve për Kanto, ku ndjek studimet në vitin e 3-të.

CMG: Me muzikën je marrë gjatë gjithë kohës, që nga klasa e 3-të. Po në këtë periudhë, në fillimet e tua me cilën mësuese ke punuar?

Laureta Pjetri: Gjatë kohës që isha te Qëndra Kulturore e Fëmijëve ishte mësuese Ilsid Çullhaj, më pas Olta Juba, mezosoprano. Mesuesja e parë është soprano lirike, siç jam edhe unë.

Laureta Pjetri ne koncerte live

Laureta Pjetri ne koncerte live

CMG: Dhe menjëherë pas aktiviteteve të ndryshme që ti ke ndjekur në qytetin e Durrësit, vijove me studimet për kanto në Lice.

Laureta Pjetri: Kur shkova në Liceun Artistik nuk e kisha idenë e notave, impostimit të zërit etj. Aty i mësova të gjitha, mësova që isha një soprano lirike.

CMG: Orientimi për soprano lirike ishte një dëshirë e jotja?

Laureta Pjetri: Të them të drejtën kur kam nisur Liceun artistik nuk e kam ditur se aty  do të bënim  vetëm muzikë klasike. Aty kisha të njëjtën mësuese që e kam pasur në fillimet e mia tek Qendra Kulturore.

Laureta Pjetri

Laureta Pjetri

CMG: Rastësia të ka ndjekur të jesh me të njëjtën mësuese, por a ke qenë ti studentja e preferuar e saj?

Laureta Pjetri: Të jem e sinqertë ende jam studentja e saj e preferuar. Kemi qenë përherë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, kemi patur marëdhënie si shoqe e jo si pedagoge-studente. Dalim, shëtisim sa herë na jepet mundësia.

CMG:  Pasi përfundove Liceun Artistik në Durrës ti nise  studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë. Si kanë qenë këto 3 vite për ty?

CMG: Shumë të lodhshme. Në Tiranë kam pedagoge Brunilda Gjipalin, bashkëshortja e artistit të njohur Josif Gjipali. Orët e mësimit i bëj shumicën e rasteve me të dy artistët.

CMG: Përgjatë shkollës në cilat aktivitete artistike je angazhuar?

Laureta Pjetri: Një aktivitet i shkollës ka qenë opera “Dido dhe Enea”, ku unë isha pjesë e korit, si soprano.

Laureta Pjetri ne koncertet per femije

Laureta Pjetri ne koncertet per femije

CMG: Ndërkohë paralelisht me shkollën ti je aktivizuar gjatë kësaj periudhe edhe me muzikën live në Tiranë dhe në Durrës. Si janë të organizuara këto koncerte,dhe si arrin ti t’i menaxhosh ato krah studimeve?

Laureta Pjetri: Përgjatë verës muzika live është pothuajse çdo natë, ndërsa në periudha të tjera të vitit performoj pothuajse vetëm në fundjavë.

CMG: Nuk  është e dëmshme për vokalin e një studenti në formim,  interpretimi live, ku mund të interpretosh zhanre të ndryshme muzikore?

Laureta Pjetri: Unë pas studimeve do punoj si pedagoge e muzikës dhe tashmë e kemi mësuar edhe impostimin dhe te muzika live. I përdorim pak edhe këto pavarësisht se duket pak ndryshe nga këngëtarët e tjerë, por mundohemi të këndojmë të impostuar edhe aty.

Lureta ne fillimet e karrires muzikore

Lureta ne fillimet e karrires muzikore

CMG: Pra sapo na tregove që synimi yt është të punosh si pedagoge. Nuk ke ambicje për të provuar skenat operistike botërorë?

Laureta Pjetri: Për momentin është vetëm kjo  dëshira  ime, por në të ardhmen nëse edhe do me jepej mundësia, atëherë pse jo.

CMG: Cilën skenë synon që të prekësh në të ardhmen?

Laureta Pjetri: Patjetër që do dëshiroja në Vjenë, besoj se është ëndrra dhe dëshira e të gjithë artistëve të muzikës  klasike.

Laureta  Pjetri

Laureta  Pjetri

CMG: Cila është vepra jote e preferuar që do doje të interpretoje?

Laureta Pjetri: Do të më pëlqente të interpretoja një vepër shqiptare, jo të huaj, në mënyrë që të tregoja që jam nga Shqipëria. Ndoshta ndonjë pjesë nga Opera “Mrika” e kompozitorit Prek Jakova, janë shumë të bukura.

Intervistoi: Sava Lena