Artisti Egert Pano i ka filluar studimet për muzikë që në moshë të vogël në Itali. Atij i është dashur të studiojë shumë për t’u bërë pjesë e rrethit artistik mes artistëve të njohur të muzikës italiane, e për të qenë i realizuar si artist në tregun Italian, ku vazhdon aktivitetin e tij artistik edhe sot. Egerti është profesor i muzikës në Itali, jep mësim ‘Vocal Choach’, është kompozitor, pra një artist i kompletuar. Ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës italiane si, Analisa Mineti, Rita Forte, Manuela Villa, Demo Morseli, Marcelo Cirilo, Nek, etj. Egerti ka marrë pjesë në dy festivale në Shqipëri në edicionin e 54-të të Festivalit të Këngës në Rtsh në vitin 2015 si dhe te ‘Kënga Magjike’ në vitin 2016.
Dëshira e tij është e madhe për të marrë pjesë në festivalet shqiptare, por angazhimet e shumta e kanë bërë që të mungojë për disa vite në këto skena. Në intervistë për Radio Ejani Egerti rrëfen për jetën e tij artistike, të jetuarit vetëm me muzikë në një vend të huaj, si edhe planet e tij.
Egert Pano Foto Instagrami
CMG: Të shoh shpeshherë aktiv në rrjetet sociale me projekte të ndryshme rreth muzikës. Na trego për këtë.
Egert Pano: Jam aktiv në rrjetet sociale si profesor muzike dhe jam shumë i lumtur për këtë. Kam disa projekte, të cilat janë në gjuhën italiane, por edhe gjuhën në shqipe. Shpresoj që sa më shpejt këto projekte t’i realizoj, por duhet edhe pak kohë për të bashkëpunuar me muzikantët e shkëlqyer këtu në Itali.
Egert Pano dhe këngëtari i njohur italian NEK (Foto nga facebook)
CMG: Si është të bashkëpunosh me artistë të rinj italianë?
Egert Pano: Bashkëpunoj me shumë artistë italianë, por janë të ndryshëm, kryesisht më së shumti janë rreth 40 vjeç.
CMG: Ti ke bashkëpunuar me emra të rëndësishëm të muzikës italiane si Annalisa Minetti, Rita Forte, Michele Zarrillo, etj. Si kanë qenë këto bashkëpunime për ty me ajkën e muzikës italiane?
Egert Pano: Kam bashkëpunuar më përpara me Analiza Minneti, Rita Forte, Michele Zarrillo, etj. Kanë qenë projekte shumë interesante dhe sigurisht që më kanë formuar si profesionist, si muzikant dhe si këngëtar.
Egert Pano Foto nga Instagram
CMG: Je këngëtar, instrumentist, kompozitor, orkestrues, mësues i vokal coach, etj. Ku e ndjen veten më mirë?
Egert Pano: Po, është e vërtetë. Unë jam kompozitor, instrumentist, mësues i ‘vocal choach’, këngëtar, por aty ku preferoj dhe mendoj se rri më shumë është sigurisht këngëtar. Këngëtari është për mua forma e parë që e zhvillon artistin që është brenda shpirtit tim. Por dihet që në këtë periudhë historike, të bësh vetëm artistin, nuk është shumë e lehtë, duhet të kesh edhe një mbështetje ekonomike për të financuar gjithë projektet që ke.
Unë kam 10 apo më shumë vite që punoj si mësues i ‘vocal choach’ këtu në Itali dhe kjo më jep mundësinë të kem ekonominë, për t’i zhvilluar të gjitha projektet muzikore që kam.
Egert Pano (Foto nga Instagrami)
CMG: Ke marë pjesë në Festivalin e 54-të këngës në Rtsh me këngën "Mos ik" në vitin 2015 dhe një vit më pas në "Kënga Magjike". Si i kujton sot këto prezantime të tuat, të cilat janë të vetmet në Shqipëri?
Egert Pano: Po, kam marrë pjesë në Festivalin e Rtsh-së dhe festivalin “Kënga Magjike” në Shqipëri, ku kam kujtime shumë të mira. Kam shumë dëshirë që të vij në Shqipëri dhe të prezantohem sërish si këngëtar.
CMG: A do të të shohim sërish në këto Festivale në të ardhmen?
Egert Pano: Veçse kur janë aktivitetet e shumta siç i kam unë, është pak e vështirë t’i bësh të gjitha, të jesh mësues, të jesh ‘vocal choach’ pasdite dhe për këtë arsye e kam lënë pas dore ardhjen në Shqipëri edhe pse dëshira është e madhe. Shpresoj që të vij përsëri sa më shpejt në vendin tim, në Shqipëri.
Egert Pano duke kënduar Himnin e Flamurit në Itali (Foto nga Instagrami)
CMG: Ti ke ikur shumë i vogël nga Shqipëria drejt Italisë, ku ke studiuar dhe sot ke arritur sukses në profilin tënd. Gjithashtu ti je bir i dy prindërve artistë. Kush e zbuloi talentin tënd dhe si ka qenë periudha e studimeve aty?
Egert Pano: Kam ikur nga Shqipëria kur isha 7 vjeç. Kam studiuar shumë kundër dëshirës që babai im donte për mua. Ngaqë unë e njoh shumë mirë gjuhën shqipe, babai im donte që të bëhesha përkthyes ku të studioja edhe gjuhë të tjera, anglisht, spanjisht,etj, por unë kisha shumë dëshirë të studioja muzikë. Kam studiuar fort, kundër dëshirës që kishte babai im kur isha i vogël. Tani që u bëra burrë, babai im është shumë i kënaqur edhe për jetën që po bëj, sepse unë po jetoj falë muzikës.
Egert Pano Foto Instagrami)
CMG: Sot je i kënaqur me gjithçka ke arritur?
Egert Pano: Sot jam shumë i kënaqur që kam arritur gjithë këto objektiva në tërë këto vite. Jam shumë mirë dhe jam shumë i gëzuar për gjithë aktivitetet që bëj.
CMG: Cilat janë planet e tua në vazhdim?
Egert Pano: Patjetër që kam shumë plane për në vazhdim, një ndër to është dëshira për të hapur një shkollë muzike. Kam projekte muzikore këtu në Itali,por edhe në Shqipëri, siç edhe ju tregova, por më mungon vetëm koha që t’i realizoj të gjitha këto projekte, pasi t’i bësh të gjitha bashkë nuk është shumë e lehtë.
Egert Pano para prezantimit të tij në Festvalin e 54-të të Rtsh-së (Foto personale)
Intervistoi: Sava Lena