< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Këngëtarja Bebe Rexha ngjitet në top-10 të “Billboard Hot 100”
2022-11-28 18:45:22

Bebe Rexha & David Guetta ( (Foto nga instagrami)

Bebe Rexha & David Guetta ( (Foto nga instagrami)

Bashkëpunimi i këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha me Dj e famshëm David Guetta, nuk ndalet së prekuri suksese në skenën muzikore. Pas çmimeve dhe paraqitjeve mbresëlënëse, hiti “I’m Good (Blue)”  bën pjesë në dhjetë këngët e para të top-listës “Billboard Hot 100”, e cila është renditur në vendin e shtatë duke lënë prapa edhe Rihannan me këngën e saj të rikthimit, “Lift Me Up”. Këngëtarja e famshme shqiptare përfshihet për të katërtën herë në dhjetë vendet e para të kësaj top-liste, ndërsa për David Guettan është hera e shtatë. Ndërsa në vendin e parë në “Billboard Hot 100” ndodhet kënga e Taylor Swift, “Anti-Hero”, e cila ka për katër javë ka qenë në krye të kësaj top-liste.

Përgatiti: Sava Lena

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree