Dilan Reka ( (Foto nga Instagram)
Këngëtari Dilan Reka tashmë është rithyer në tregun muzikor me këngën e tij më të re “Se tu ma ni” pas disa viteve shkëputje nga skena dhe ekranet. Gjatë kësaj periudhe pushimi dhe reflektimi, ai ka realizuar materiale muzikore dhe në të ardhmen premton se do të vijë si kantautor. Ky rikthim e solli këngëtarin me një këngë shumë veçantë nga sa e kemi ndjekur nëpër festivale, madje që mban firmën e tij, pasi ai ka realizuar vetë të gjitha komponentët e këngës, tekstin dhe muzikën e saj. Dilan Reka me këtë rikthim synon tregun ndërkombëtar dhe nuk do të jetë kënga e vetme, por kjo është kënga e parë drejt suksesit të tij internacional. Tashmë ai është nën menaxhimin e Labelit “New Global Music” dhe në Youtube mund ta ndiqni këngën e tij më të re “So tu ma ni” me emrin e artit Dylan. (Përgatiti: Sava LENA)