Festivali “Loleborë” në Shkodër
2022-11-28 18:44:19


Kënga “L

Festivali Luleborë  (Foto nga instagrami)

Festivali Luleborë  (Foto nga instagrami)

Kënga “Luleborë” e kompozitorit Simon Gjoni i dedikohej vajzave të bukura të qytetit të Shkodrës, por që prej vitit 2016, “Luleborë” ka marrë emrin festivali i mbajtur në qytetin e Shkodrës i cili këtë vit pati edicionin e tij të shtatë, duke u shndërruar si një buqetë këngësh, që  i dedikohen këtij qyteti, po jo vetëm. Ky festival është kthyer në një traditë që ka marrë udhën e vet tashmë në edicionin e tij të shtatë. Këtë vit morën pjesë 17 krijime të reja, të cilat i shtohen fondit të artë të muzikës shkodrane, por edhe asaj shqiptare. Ky edicion i festivalit “Luleborë” pati një interes të veçantë edhe nga emra të njohur të artit, të cilët pas një mungese në festivalin e Rtsh-së, i ftoi pranë vetes festivali i Shkodrës “Luleborë”, ndër të cilët  artistët, Orgest Toçe, Joe Artid Fejzo, Artan Bakija etj, ku bashkë me konkurentët e tjerë nga qyteti i Shkodrës, interpretuan me orkestër live materialet e tyre muzikore. 

Festivali “Luleborë” mbajtur në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ka si qëllim ruajtjen dhe trashëgiminë e këngës qytetare shkodrane, si një vlerë artistike dhe shpirtërore të këtij qyteti, duke shpallur fituese të çmimit të parë këngën “Zemra kërkon zemrën”  me tekst nga Arben Bushgjokaj, muzikë nga Ana Bushgjokaj, orkestrim nga Shpëtim Saraçi dhe interpretuar nga këngëtarja Ana Bushgjokaj. Kështu u mbyll ky edicion i shtatë i Festivalit “Luleborë”, nën kujdesin e dy drejtorëve artistik Markelian  Kapidani dhe Mario Dede, me dirigjim nga Maestro  Jetmir Barbullushi, dhe Maestro  Ilir Zoga, por edhe me  punën dhe organizimin mjaft serioz nga Dritan Mlika, drejtori i Qëndrës Kulturore “Pjetër Gaci”. 

Përgatiti: Sava Lena