< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Erblin Hoxha, fitues i “Fest Flaka 2024”
2024-02-04 21:33:31

Erblin Hoxha (Foto nga instagrami)

Erblin Hoxha (Foto nga instagrami)

Solisti nga Prizreni, Erblin Hoxha është fitues i Festivalit Muzikor “Fest Flaka”, ku ka interpretuar këngën “Unë ty të kam dashtë”. Çmimin e dytë e mori Artan Leka , ndërsa çmimin e tretë e fitoi Urata Gashi me këngën “Baresha”. Juria e festivalit përbëhej nga Lule Elezi, pianiste, Shpresa Gashi, soprano dhe Rreze Kryeziu – Breznica, muzikologe. Festivali “Fest Flaka” organizohet në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”. Në ekipin realizues të festvalit bëjnë pjesë Burim Azizi orkestrues, drejtues artistik Flamur Bucaliu, skenografia – Fazli Berisha, menaxhere e Festivalit ishte Mediana Bislimi. Ky aktivitet erdhi me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sporte, udhëhequr nga drejtori Kushtrim Zeqiri. Pjesën e festivalit kanë qenë Kori i Grave “Muzat” me këngën “Perëndeshë e bukurisë”, nën dirigjimin e Albina Jakupit, Herolinda Bucaliu – Bajrami dhe Kori i Fëmijëve “E duam lumturinë”.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree