Regjisori Eduart Grishaj ne premieren e filmit Sofia (Foto nga Instagrami)
Filmi shqiptar “Sofia” e regjisorit Eduart Grishaj ka marë disa vlerësime në Festivalin e Filmit në Romë “International Movie Awards”, në kategorinë “Regjisori më i mirë” dhe “Filmi më i mirë romantik”, gjithashtu edhe në Festivalin Falcon “International Film Festival” Londër në kategorinë “Filmi më i mirë” dhe “Regjisori më i mirë”, por edhe në Madrit.
Që nga 3 nëntori filmi “Sofia” ka nisur të shfaqet në kinematë në Tiranë, Elbasan, Shkodër. Shfaqka e tij do të vazhdojë me Kosovën, më 12 nëntor në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 28 nëntor pritet të shfaqet në Milano, më 3 dhjetor në Firence të Italisë, më 9 dhjetor në Athinë të Greqisë, për të vijuar në Michigan të SHBA-së. Në Tiranë filmi po shfaqet në kinema Cineplexx dhe kinema Millenium. Filmi “Sofia” tregon historinë e një vajze të re serbe e cila viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie "të pamundur". Me një kast të mrekullueshëm të aktorëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi e po ashtu nga Serbia, ngjarja zhvillohet në dy kohë të ndryshme, atë të viteve 1940 e të tashmen. Eksperiencën për këtë projekt e kanë ndarë edhe protagonistët kryesorë, duke treguar pak më shumë nga prapaskenat dhe ideja se si nisi e gjithë kjo.
Regjisori Grishaj tha se e kishte të arsyeshme të realizonte një film të tillë, për të përceptuar më lehtë nga të gjithë brezat historinë që dëshiroi të tregonte. “Është një film që për mendimin tim tregon një histori shqiptare të jashtëzakonshme, histori që unë e pashë të arsyeshme për ta bërë film. Është një histori që tregon që ne shqiptarët kemi zemër të madhe, kemi tradita, të paktën i kemi pasur ato, por fatkeqësisht mendoj që vitet e fundit ne i kemi humbur pak”, tha Grishaj.
Përgatiti: Sava Lena