Këngëtarja shqiptare Dhurata Dora dhe këngëtari turk Murda (Foto nga instagrami)
Këngëtarja Dhurata Dora sjell bashkëpunimin e saj më të ri muzikor me artistin turk, Murda. Ky kombinim duket mjaft interesant, teksa sheh dy artistët të këndojnë këngën ritmike “Te quiero”, në dy gjuhë të ndryshme, turqisht dhe shqip. Reperi turk Onder Dogan, i cili njihet në publik si Murda i ka dhënë shumë bukuri këtij projekti muzikor, që pritet të bëhet një hit i vërtetë i kësaj vere. Kënga me ritmet latine “Te quiero”, në shqip ‘Të dua’ u publikua më 26 korrik. Dhurata Dora po shijon suksesin e këngëve në bashkëpunim me këngëtarin Ylli Limani, që i kanë kaluar 10 milionë klikime dhe pret suksesin e këngës së re, “Te quiero”, duke vijuar të jetë sërish në qendër të vëmendjes gjatë gjithë sezonit veror.