“Muzikë n’Teatër” turneu i kantautorit Shpat Deda
2022-12-12 20:11:09

Shpat Deda (Foto nga instagrami)

Shpat Deda (Foto nga instagrami)

Këtë dhjetor  kantautori Shpat Deda vjen me një turne koncertesh në një format ndryshe, për ta sjellë poezinë e gërshetuar me një udhëtim të paharrueshëm muzikor në teatrot e gjashtë qyteteve të Kosovës. Për këtë program mes fizarmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e Shpat Dedës, me fokus në albumin e tij të fundit, marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga udhëtimi poetik nëpër fjalë e tinguj shoqëruar në skenë edhe nga Visar dhe Tomor Kuçi.

“Ka kohë që e kam ëndërr ta organizoj një mini-turne të tillë për publikun dhe ta performoj këtë program në skenat e teatrove anekënd Kosovës.” Turneun “Muzikë n’Teatër” e kam për qëllim ta zgjerojë edhe në qytete të tjera në të ardhmen e afërt”, është shprehur Shpat Deda.