Autobusët e transmetimit të drejtpërdrejtë të CMG-së me qartësi ultra të lartë 8K debutojnë në Paris
2024-07-26 11:44:13

Foto nga CMG

Të enjten, në "Stade de France" të Parisit, përfundoi instalimi i pajisjeve dhe korrigjimi teknik i sistemit të transmetimit të autobusëve të transmetimit të drejtpërdrejtë të CMG-së "E kuqja kineze" me qartësi ultra të lartë 8K, duke iu dorëzuar ekipit të prodhimit të programeve për përdorim zyrtar. Kjo është hera e dytë që autobusët e transmetimit të drejtpërdrejtë të CMG-së "E kuqja kineze" kanë ofruar mbështetje për ekipin teknik të transmetimit të Shërbimit të Transmetimeve Olimpike (OBS) jashtë Kinës, pas Lojërave Olimpike të Tokios. Kjo është gjithashtu hera e parë që ndërmerret prodhimi i sinjaleve publike 8K për Lojërat Olimpike Verore, duke ofruar sinjale publike ndërkombëtare 8K për ceremonitë e mbylljes e konkurrimin në terren gjatë Lojërave Olimpike të Parisit.

Foto nga CMG

Autobusët e transmetimit të drejtpërdrejtë të CMG-së "E kuqja kineze" bënë debutimin në Paris, duke marrë mbështetje entuziaste prej miqve nga e gjithë bota dhe vëmendje nga mediat ndërkombëtare. Drejtori i CMG-së Shen Haixiong tha se kjo jo vetëm që përfaqëson një tjetër përparim të CMG-së ose të mediave kineze në përgjithësi në raportimet e transmetimet olimpike, por është gjithashtu një simbol i fuqisë i Kinës në epokën e re, duke simbolizuar se teknologjia kineze ka arritur në nivel udhëheqës në botë. Ekipi teknik i linjës së parë duhet të paraqitë në mënyrë të përsosur arritjet teknologjike inovative të transmetimit me qartësi ultra të lartë 4K/8K, inteligjencës artificiale, tingullit tredimensional me ngjyra, XR, VR e teknologji të tjera të zhvilluara në mënyrë të pavarur nga CMG dhe të punojë në mënyrë të qëndrueshme për të siguruar që puna e transmetimit dhe raportimit të Lojërave Olimpike të Parisit të arrijë suksese.

Autobusi i transmetimit të drejtpërdrejtë të CMG-së "E kuqja kineze" me qartësi ultra të lartë 8K është zhvilluar dhe projektuar në mënyrë të pavarur nga Laboratori Kryesor Kombëtar i Ultra-HD të CMG-së. Ai është aktualisht sistemi më i fuqishëm dhe më elastik rele i mjeteve të transmetimit në mjedis të jashtëm në botë. (Çang Çuo)