Organizohet në Luksemburg dialogu global “Mundësitë globale nga thellimi i reformës së Kinës në epokën e re”
2024-07-24 20:22:07

Të hënën u mbajt në Qendrën Kulturore Kineze në Luksemburg dialogu global “Mundësitë globale nga thellimi i reformës së Kinës në epokën e re”, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).  

Në këtë veprimtari mori pjesë dhe mbajti një fjalim kryetari i CMG-së Shen Haixiong. Në fjalimin e tij, Shen theksoi se plenumi i tretë të Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së në Pekin është një pikë kyçe për Kinën në epokën e re. Në një botë të trazuar dhe përpara një transformimi teknologjik dhe industrial plot me sfida dhe mundësi të reja, Kina e ka vënë reformën në një pozicion më të rëndësishëm. Kina nuk do të ndalojë hapat e reformës dhe nuk do të përfshihet në “shkëputje” ose në “krijimin e oborreve me mure të larta”. Kina do të vazhdojë të integrohet thellësisht e të ndajë fatet e saj me botën, duke punuar së bashku me vendet e tjera për të hapur një perspektivë të ndritur për modernizimin e njerëzimit.

Dick Roach, ish-ministër i Çështjeve Evropiane dhe ish-ministër i Mjedisit i Irlandës, vlerësoi se plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së ka dërguar një sinjal të qartë mbi përkushtimin e Kinës për të nxitur reformën nëpërmjet hapjes dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar. Sipas tij, BE-ja duhet ta trajtojë Kinën si një partnere me potenciale të vlefshme. Kina po zgjeron vazhdimisht hapjen e nivelit të lartë dhe po krijon një mjedis të mirë biznesi, duke ofruar mundësi të reja zhvillimi për shumë kompani evropiane, theksoi Roach. 

Dialogu global  “Mundësitë globale nga thellimi i reformës së Kinës në epokën e re”, i organizuar nga CMG-ja, është zhvilluar ditët e fundit ose do të zhvillohet në disa vende të Evropës, Lindjes së Mesme, Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë Juglindore.(Li Huailiang/Artan)