Alban Skënderaj me këngë të reja
2022-12-12 20:13:29

Alban Skenderaj (Foto nga instagrami).

Alban Skenderaj (Foto nga instagrami).

Kantautori i mirënjohur Alban Skënderaj  ka prezantuar ditët e fundit  disa projekte muzikore. Kënga e tij e publikuar në fillim të dhjetori  bashkë me videoklip mban titullin “Festoj”, teksti dhe muzika janë realizuar nga vetë artisti Skënderaj, ndëra produksioni nga  Lorenc Aliaj. Videoja i është besuar produksionit, “SmartMotion Films”. Vetëm disa ditë pas saj ai solli një tjetër këngë, që mban titullin “Mbretër pa kurorë”, një temë sociale, ku Skënderaj  ka shkruar muzikën dhe tekstin e saj.   Ai edhe këtë vit ka qenë shumë i angazhuar me koncerte, duke qenë përherë dhe më afër fansave të tij, por ky fundvit i solli 3 materiale të  reja muzikore.

Përgatiti: Sava Lena