Alban Skënderaj (Foto nga instagrami)
Miriam Cani & Alban Skënderaj (Foto nga instagrami)
“Motivi i jetës time” e quajti koncertin e tij recital artisti i mirënjohur Alban Skënderaj, i cili u mbajt më 6 qershor në stadiumin “Air Albania”. Kjo datë përkonte edhe me fillimin e karrierës së tij artistike 20 vite më parë. Në një konferencë për shtyp dy ditë para koncertit, ai theksoi se janë shitur mbi 24 mijë bileta, madje kërkesa ishte shumë herë më e lartë, por nuk kishte më kapacitet stadiumi “Air Albania”, për të pritur më tepër publik të interesuar për këtë koncert. Mjaft i lumtur për koncertin Albani është shprehur: “Ishte momenti për të bërë diçka të madhe, sepse ishte kurorëzimi i kësaj pune për të krijuar një rrugëtim dhe eksperiencë. Janë momentet kyçe njerëzore që unë flas”. Në këtë koncert ai shoqërohej nga kolegia dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani e cila përpara koncertit recital mbajti një fjalim të shkurtër, ku ndër të cilat theksoi; “Të dua shumë, jam pafundësisht krenare për ty si artist, si krijues dhe mbi të gjitha për ty si njeri”. Në këtë koncert me rastin e 20 vjetori të karrierës artistike të kantautorit Alban Skënderaj ishin të ftuar edhe kolegët e tij artistë, Lyrical Son, Capital T, Sardi Strugaj. (Sava Lena)