Endrit Shani, kompozitori i disa këngëve hit
2023-05-07 09:31:51

Endrit Shani (Foto personale )

Endrit Shani (Foto personale )

Kompozitori Endrit Shani e ka nisur krijimtarinë muzikore që në klasën e shtatë kur ka krijuar këngën e parë, e cila  pati sukses.  Ai ka bashkëpunime të shumta me artistët më në zë  në vend si Mariza Ikonomi, Vedat Ademi, Rosela Gjylbegu, Endri dhe Stefi Prifti, Venera Lumani etj.  Endriti është rritur në familje artistësh me të atin muzikant, i cili e ka drejtuar drejt këtij profili. Në moshën 12 vjeçare ai kompozoi këngën e parë me titull "Ecim të dy pranë e pranë", një këngë e cila disa vite më vonë  u bë e njohur si një nga këngët e  grupit “Burn". Studimet e hershme i nisi pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” dega “Kitarë” dhe gjithashtu edhe shkollën e mesme. Hapi i radhës në zhvillimin e tij artistik ishte “Akademia e Arteve” ku ai u diplomua me rezultate shumë të mira në degën “Kompozicion”. Gjatë gjithë kohës së studimeve Endrit Shani u angazhua në kompozime artistike të muzikës moderne dhe asaj klasike, ku nisi të merrte pjesë në kompeticione të ndryshme, duke marë edhe vlerësimet e para.

Ishte viti 2005 ku kompozimi i tij “Një hap përpara”  interpretuar nga Grupi Burn  Ft Sweed Company, duke u vlerësua me çmimin Best New Artist në “Top Fest”. Çmimet dhe krijimtaria pasuan njëra- tjetrën ndër vite. Kohët e fundit muzika e filmit dhe muzika e dokumentarëve pasuruan portofolin muzikor të kompozitorit, duke zbuluar një botë më dimensionale. Me këngët e tij ai ka arritur sukses si çmimi i parë në “Netët e klipit shqiptar” në vitin 2018 me artistët Endri dhe Stefi Prifti, por edhe çmime të tjera në festivale të ndryshme. Këngët e tij të prezantuara së fundi në “Kënga Magjike” si kënga “Mama” e  interpretuar nga Mariza Ikonomi dhe “Zemër për zemër” e interpretuar nga Gresa Gjocera dhe Bledi Kaso. Në intervistën e tij për Radio Ejani  Endri Shani ka treguar për karrierën e tij artistike dhe punën në vazhdimësi me artistët shqiptarë, ku sapo ka realizuar disa materiale të reja muzikore, të publikuara me videoklip.

Endrit Shani ne interviste per CMG

Endrit Shani ne interviste per CMG

CMG: Edhe pse je shumë i ri, ti ke një karrierë artistike mbi dy dekada sepse ke nisur të kompozosh që në moshën 12 vjeçare këngën “Ecim të dy pranë e pranë” kënduar nga grupi “Burn” dhe bashkëpunimin me  Sweed Company “Një hap përpara”. Çfarë të kujton nga ajo kohë?

Endrit Shani: Këtë këngë e kam kompozuar kur kam qenë në klasën e shtatë, e këndoja si fillim në shtëpi me motrat dhe menduam t’i përfundonim si këngë, i bëmë tekstin për të cilin u kujdes motra ime Dorela. Sa më shpesh që e këndonim, na pëlqente dhe menduam që ta publikonim si këngë, ku si fillim e kam kënduar vetë.

Endrit Shani ne studion e tij (Foto personale)

Endrit Shani ne studion e tij (Foto personale)

CMG: E ke atë regjistrim të parë?

Endrit Shani: E kam, e ruaj si kujtim. Më pas formuam grupin “Burn”, pasi ishim shokë shkolle unë, Lediani, Stivi dhe Ledio,  përveç Renisit. E realizuam si këngë dhe si fillim e shfaqëm në “Top-Fest”. Kjo ka qenë edhe dalja jonë e parë që u zyrtarizuam si grup muzikor. Pra kjo këngë u bë publike rreth 5 vite pas  krijimit.

CMG: Domethenë ky ishte momenti kur ti vendose se studimet e larta do t’i vazhdoje në degën “Kompozicion”?

Endrit Shani: Patjetër që ky ka qenë një nga momentet, por sigurisht që ka pasur edhe momente të tjera, pasi unë rrjedh nga një familje muzikantësh dhe babain e kam pasur muzikant, kompozitor, dirigjent dhe ai e ka parë më herët tek unë talentin që kisha për krijimin. Këtë e vuri në dukje duke më regjistruar në Lice për kitarë në fillim, por edhe më pas në “Akademinë e Lartë të Arteve” në degën “Kompozicion”.

CMG: Këngët e tua kanë qenë gjithmonë të vlerësuara si nga juria profesioniste, por janë përqafuar mjaft edhe nga publiku. Në Festivalin “Kënga Magjike” ti erdhe me disa materiale të sukseseshme, të cilat ishin finaliste si kënga “Mama” e kënduar nga Mariza Ikonomi dhe bashkëpunimi Bledi Kaso & Gresa Gjocera me këngën “Zemër për zemër”. Së fundi ti ke sjellë një tjetër bashkëpunim me Gresën, por edhe me kunatin tënd Vedat Ademin. Na trego për këto materiale të reja muzikore?

Endrit Shani: Një nga bashkëpunimet e fundit ka qenë me Gresën për këngën “E zbrazët” një kompozim dhe orkestrim i imi, ndërsa tekstin e kemi punuar bashkë me Gresën. Bashkëpunimi tjetër ka qenë me Vedatin dhe Kledin ku kam kompozuar vetëm pjesën melodike, sepse orkestrimin e ka bërë John Van Ride.

CMG: Kënga më e re e këngëtares Gresa Gjocera është një kompozim dhe orkestrim i yti. Na trego më tepër për këtë këngë.

Endrit Shani: Duke e njohur vokalin e Gresës, jam munduar t’i përshtatem asaj në çdo dimension, në interpretim, në ndjeshmëri edhe në notat akute dhe mendoj se e kam përshtur këtë këngë për Gresën. Kjo është një këngë dashurie, gjysmën e tekstit e bëri Gresa dhe pjesën tjetër unë. Unë kam disa bashkëpuime me të. Kur kam ndonjë material të mirë ja tregoj, mundohemi të përshtasim shumë shijet e njëri-tjetrit dhe kështu ka funksionuar. Duke ja njohur vokalin, i përshtas këngën dhe të gjitha bashkë.

CMG:  Flasim për fabulën e këngës “E zbrazët”. E zbazët nga çfarë?

Endrit Shani: Ndjehet e zbarzët në mungesë të personit që nuk  e ka, ndjehet e zbrazët.

CMG: Muza e frymëzimit tek ti kush është?

Endrit Shani: Muza e frymëzimit tek unë janë udhëtimet,  janë episode historie të ndryshme që ndodhin, kjo më frymëzon që t’i bëj këngë.

CMG: Materialet që po punon momentalisht në studio, cilat janë?

Endrit Shani: T’i them, apo t’i mbaj sekret? Do kem bashkëpunime të reja me Vedatin, kemi disa materiale, gjithashtu me Endrin dhe Stefin, me Alban Skënderaj, etj.

CMG: Ti njihesh si kompozitor, por fillimet e hershme me muzikën, kanë nisur në festivalet e fëmijëve ku ke interpretuar si këngëtar. Do na tregosh disa detaje më tepër?

Endrit Shani: Kam filluar që të këndoj që në klasën e pare me kompozimet e babit tim, në Festivalin e fëmijëve në Gramsh, për të vazhduar më pas në festivalet e fëmijëve në Tiranë. Këndimin e vijova edhe më vonë, pas shkëputjes që kisha me grupin ”Burn”, mora pjesë në “Top-Fest” me disa këngë si “Shënimi”, “Histori dashurie” dhe “ Për ty”.

CMG: Përse nuk vazhdove studimet për kanto, por për instrumentin e kitarës?

Endrit Shani: Nuk e shihja si këngëtar, prirjet e mia ishin më shumë drejt krijimit, kompozimit. Për kitarë unë kam studiuar që nga klasa e pestë dhe deri në vitin e katërt në gjimnaz.

CMG: Çfarë të tërhoqi te instrumenti i kitarës, dashuria për rrokun?

Endrit Shani: Dashuria për rrokun, patjetër, por kitara është e gjithanshme, hyn edhe ajo elektrike apo klasike, etj. Kitara është një mini orkestër më vete.

 

Endrit Shani me familjen (Foto personale)

Endrit Shani me familjen (Foto personale)

CMG: Ku ndjeheshe më mirë, kur këndoje, kur luaje me kitarë apo kur kompozon?

Endrit Shani: Veten  e kam ndjerë më mirë te kompozimi, sepse çdo emocion si të mirë apo të hidhur e pasqyroj në kompozim. Diapanozi që më jep të kompozoj për muzikë të ndryshme, për zhanre të ndryshme, e ndjej vetëm në krijim.

CMG: Ti kohët e fundit ke filluar punë si redaktor muzike pranë Radio Tiranës. Kompozon, interpreton dhe shoqëron në kitarë artistët në netët live, puna në radio, familja, etj. Si arrin t’i realizosh të gjitha këto?

Endrit Shani: Mundohem shumë që  për çdo fushë të jap kohën e duhur, energjinë time dhe të jap maksimumin.

CMG: Si është kjo punë e re për ty?

Endrit Shani: Më pëlqen dhe më përfaqëson. Ka lidhje me muzikën dhe ka qenë një ëndërr në sistar  që u vu në dukje.

CMG: Gjatë karrierës tënde artistike ti ke realizuar muzikë për filma, dokumentarë, etj. Por çfarë dëshirash kanë mbetur pa u realizuar nga ty Endrit?

Endrit Shani:  Dëshira ime më e madhe është që të realizoj një muzikë filmi në Hollywood . Një shprehje thotë: “Mos ëndërro shumë, se të bëhen realitet”. Në fakt unë kam ëndërruar dhe më janë bërë gjithçka realitet, çdo ëndërr që kam patur.

CMG: Sa këngë ke arritur të kompozosh deri më sot dhe cilat konsideron më të suksesshmet?

Endrit Shani: Mund të kem realizuar rreth 50 këngë dhe do të veçoja këngën që kam realizuar me grupin “Burn” me titull “Një hap përpara”, ku kemi qenë fitues të çmimit “Best New Artist” në “Top-Fest”, bashkëpunime të ndryshme me këngëtarin Vedat Ademi me këngën “Një jetë me ty” , tjetër  është kënga “Asgjë njësoj” ku po Vedati ka qenë  fitues i çmimit të dytë në “Kënga Magjike”, një çmim  “Best balade”  kam fituar me këngëtaren Venera Lumani me këngën “Mos më numëro” në “Top Fest”, çmime kam fituar me këngët që ka kënduar Mariza Ikonomi, Flaka Krelani, me Endri & Stefi Prifti, gjithashtu shumë sukses pati edhe kënga “Mama” e kënduar nga këngëtarja Mariza Ikonomi në edicionin e fundit të festivalit “Kënga Magjike”.

 

Endrit Shani ne studi me ALban Skenderaj  (Foro nga instagrami)

Endrit Shani ne studi me ALban Skenderaj  (Foro nga instagrami)

CMG: Cila nga këto këngë ka qenë refreni i ditës tënde gjatë kësaj kohe, cilën nga këngët e tua do të veçoje?

Endrit Shani: Këngën e Marizës “Mama” do e  veçoja që ka qenë refren gjatë kësaj kohe për mua. Kënga “Zemër për zemër” e kënduar nga Bledi dhe Gresa, ka shumë pozitivitet si këngë, kënga me Vedatin “Një jetë me ty” , këngën “Ecin të dy pranë e pranë” , “Një hap përpara” gjithashtu  i këndoj shpesh.

CMG: Çfarë i premton publikut në vazhdim?

Endrit Shani: Publikut i premtoj me shpirt se do të bëj këngë sa më të mira, sa më të bukura, por mbi të gjitha që do i qëndrojnë kohës.

 

Intervistoi: Sava Lena