Antigon Gjokaj ëndërron famën botërore
2023-09-03 11:12:58

Antigon Gjokaj në The voice of Albania (Foto Youtube)

Antigon Gjokaj në The voice of Albania (Foto Youtube)

Posteri i këngës Nuk i meriton (Foto Instagtram)

Posteri i këngës Nuk i meriton (Foto Instagtram)

Antigon Gjokaj  është një artist ti ri i talentuar shqiptar nga Tuzi i Malit të zi.  I dashuruar që i vogël me kitarën, kur ishte  12 vjeç Antigoni nisi të mësojë kitarën si fillim në një kishë, e më pas në mënyrë autodidakte në shtëpi. Ai ka kompozuar këngë që në moshë të vogël, si dhe ka qenë pjesë e klubit folklorik të Ansamblit “Shqiponja”, ku është angazhuar me muzikën që ai bënte në gjuhën angleze. Aty i kanë sugjeruar të këndojë në publik në salla të mëdha. Koha e lirë e tij është muzikë dhe studime, por për të ecur përpara në muzikë, ai mori pjesë në  kompeticionin mjaft të ndjekur në Shqipëri “The Voice of Albania 6” kur ishte vetëm 17 vjeç. Kjo ishte një eksperiencë mjaft e rëndësishme për karrierën e tij artistike, që e ka ndihmuar  për t’u rritur profesionalisht. Antigoni ka realizuar disa këngë në gjuhën angleze, ndërsa sapo ka publikuar këngën e tij të re në gjuhën shqipe “Nuk i meriton”.

Antigon   Gjokaj (Foto personale)

Antigon   Gjokaj (Foto personale)

CMG: Sapo ke publikuar këngën tënde më të re në gjuhën shqipe "Nuk i meriton". Na trego më tepër për realizimin e saj dhe  fabulën.

Antigon Gjokaj: “Nuk e meriton” është kënga ime e parë në gjuhën shqipe. Më erdhi si ide për të krijuar një këngë verore, e cila është ndoshta me tekst jo dhe aq të lumtur, por me ritëm që i bën njerëzit të lëvizin.

Antigon  Gjokaj (Foto  personale)

Antigon  Gjokaj (Foto  personale)

CMG: Ke sjellë edhe disa këngë të tjera, të cilat i ke publikuar në kanalin tënd në youtube. 

Antigon Gjokaj: Unë zakonisht shkruaj dhe këndoj në gjuhën angleze dhe projektet e mëparshme janë rezultat i kësaj. Kjo ka ardhur për shkak se e kam pasur përherë më të lehtë ashtu, por tani po mendoj të bëj një përzierje edhe në shqip me këngë me ritëm që  populli të argëtohet edhe më shumë.

CMG: Ke qenë pjesë e kompeticionit "The Voice of Albania 6".  Si  ka qenë kjo eksperiencë? 

Antigon Gjokaj: Çdo eksperiencë është e mirë. Një nga gjërat më të bukura në “The Voice of Albania” ka qenë miqësia e krijuar me pjesëmarrësit, konkurrentët e tjerë.

CMG: A ja ka vlejtur pjesëmarrja në atë kompeticion, për të ardhmen tënde artistike?

Antigon Gjokaj: Pjesëmarrja ime aty më ka bërë edhe në të uritur që të vazhdoj të eci në rrugën e artit për të realizuar ëndrrën time, ëndrrën  e heshme e të qenurit një artist i njohur botëror.

Antigon Gjokaj (Foto  personale)

Antigon Gjokaj (Foto  personale)

CMG: Ti realizon shumë covera të këngëve të famshme. Cila është kënga e preferuar dhe artisti që të pëlqen më tepër?

Antigon Gjokaj: Artistë të preferuar kam shumë. Mund të përmend ndër to Michael Jackson, The Weeknd, Prince, Ne-Yo, ndërsa nga artistët shqiptarë do të përmendja Elhaida Dani, Ylli Limani etj. Por natyrisht që  këngë të preferuara  kam shumë, ku do të përmendja nga Michael Jackson “Butterflies”.

CMG: E ke nisur muzikën që në moshë të vogël. Kush ka ndikuar në formimin tënd artistik?

Antigon Gjokaj: Me thënë të drejtën nuk e kam idenë. Kam nisur të këndoja melodi përpara se të flisja e kam vazhduar më pas me këngën. Përpos ndikimit të artistëve të preferuar që i përmenda, në familje nuk kam asnjë muzikant që të ketë pasur ndikim tek unë. 

Antigon Gjokaj (Foto nga instagrami)

Antigon Gjokaj (Foto nga instagrami)

CMG: Ke nisur të mësosh instrumentin e kitarës dhe më pas të krijosh muzikë në moshën e adoleshencës. Përse nuk i publikove më herët ato këngë?

Antigon Gjokaj: Nuk besoj se kam qenë gati për t’i publikuar në atë kohë. Kur kam ardhur në Amerikë e pasi gjeta studion dhe njerëzit e duhur për të bashkëpunuar, atëherë mendova që ishte momenti i duhur e isha gati për t’i publikuar këngët.

CMG:  Në cilat aktivitete ke marr pjesë?

Antigon Gjokaj: Kam kënduar në koncerte të ndryshme që i vogël kur kam qenë në shkollë, gjithashtu nëpër lokale, në koncertet që realizonin shoqata të ndryshme, etj. Më e rëndësishme për mua ka qenë të krijoja një emër sesa të merrja pjesë në shumë aktivitete. 

CMG: Cilat janë planet e tua për të ardhmen?

Antigon Gjokaj (Foto personale)

Antigon Gjokaj (Foto personale)

Antigon Gjokaj: Plani im  nuk ndryshon kurrë! Të arrij maksimumin si në muzikë ashtu edhe në jetë. Së pari dua që të jem përherë krenar me veten dhe gjithashtu të kem familjen krenare për mua, si dhe t’i kem familjarët gjithmonë pranë.

CMG: Si e sheh veten pas një dekade?

Antigon Gjokaj: Me ndihmën e Zotit shpresoj që të arrij planet dhe qëllimet e mia, e të shoh pastaj  se ku do të na çojnë valët e jetës.

Intervistoi: Sava Lena