Këngëtari Ermal Demiri, pas shumë çmimeve në festivale internacionale, tashmë me një tur evropian
2024-04-21 17:33:57

Ermal Demiri është 21 vjeç dhe është nga Gjilani. Ai ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës për Kanto. Aktualisht është student në vitin e katërt në Kolegjin AAB në drejtimin e artit muzikor dega Muzikologji. Ai ka marë pjesë në shumë festivale ku dhe kam fituar çmime të ndryshme. Çmimin e tretë në festivalin internacional ‘Rising Stars’ në Kosovë , çmimin e tretë në festivalin ‘A-MOL’ ,çmimin e dytë dhe paraqitja më e mirë skenike në ‘Di-fest’, çmimin e dytë në festivalin internacional "Music Land" ku ka përformuar me orkestrën profesionale të Maqedonisë.  Pjesëmarrës në festivalin internacional "VVaf avvard" po në Maqedoni ku ka fituar çmimin e parë. Ka realizuar këngën “Ëndërr e këputur”, “Nostalgji”, “ Merri”, “Ndër yje” si dhe këngën në gjuhën angleze “Unspoken”,  me të cilën do të udhëtojë në disa shtete evropiane, ku do të paraqesë këngën e tij.  

CMG: Përshëndetje Ermal dhe mirë se vjen në programin "Muzika shqip" në Radio Ejani!

Ermal Demiri: Përshëndetje dhe faleminderit shumë për ftesën! Është kënaqësi shumë e madhe të jem këtu me ju.

CMG: T’i sapo ke sjell këngën tënde më të re, që mban titullin "Ndër yje". Na trego pak për fabulën e kësaj kënge?

Ermal Demiri: Kjo është një këngë pak më interesante se këngët e tjera, një këngë pak më ndryshe dhe më sprovuese për mua. Fabula e këngës flet për një dashuri që është në fazën më të bukur të saj, një çift që janë ndër yje, duke ëndërruar.

CMG: Si erdhi kjo këngë deri në finalizim?

Ermal Demiri: Kur mu prezantua ky projekt, isha në dilemë sepse është një stil më ndryshe nga sa jam mësuar unë deri tani. Mendoj se ja kam arritur qëllimit, për të bërë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Doja të falenderoja shumë kompozitorin e këngës Bekim Këpuska, si dhe gjithë stafit realizues.

CMG: T’i ke qenë mjaft aktiv këto kohët e fundit, duke u angazhuar edhe në festivale të ndryshme. Në paraqitjen tënde në Festivalin e RTK-së, t’i u prezantove me një baladë me titullin "Merri".  Si e priti publiku këtë? 

Ermal Demiri: E vërtetë, kam punuar shumë këto muaj dhe do të vazhdoj të punoj në projektet e mia të rradhës që do vijnë shumë shpejt. Ishte kënaqësi të merrja pjesë në atë festivali, ishte i përmasave madhështore. Mora pjesë me këngë “Merri” me kompozim nga Gëzim Hasani dhe tekst të Gentiana Hazizit. Ishte kënaqësi që të interpretoja me një orkestër profesionale dhe do të mbetet gjatë në memorien time.

CMG: Po t’i personalisht si u ndjeve në mes të konkurrentëve në atë festival?

Ermal Demiri: Pjesëmarrja ime aty ka qenë një privilegj për mua. Kënga është një nga më të veçantat që unë kam si nga kompozimi dhe nga teksti. Me pjesëmarrësit jam ndjerë mjaft mirë sepse kemi qenë shumica të rinj. Kemi kaluar momente të bukura bashkë.

CMG: T’i ke qenë mjaft i angazhuar kohët e fundit me shumë materiale të reja muzikore si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze. Cili është synimi yt në fushën e muzikës?

Ermal Demiri: Në fillim të këtij viti, solla këngën me titull “Unspoken”, e kompozuar nga Auron Deva ndërsa me miksimin është marrë Les Boshtrakaj, i falenderoj të dy për këtë këngë të mrekullueshme. Me këtë këngë u prezantova në një festival internacional “VVaf Avvard” 2024 që u mbajt në Shkup, ku kam fituar dhe çmimin e parë. Syminet e mia janë që të bëj sa më shumë muzikë të mire, të pëlqehem dhe të dëgjohem sa më shumë nga publiku.

CMG: T’i ke studiuar për kanto, ndërsa po ndjek studimet për Muzikologji. Edhe pse të dyja kanë lidhje me muzikën, po t’i ku e sheh veten më shumë në cilën nga degët?

Ermal Demiri: Është e vërtetë. Të dyja drejtimet i kanë veçantitë e veta dhe të dyja më pëlqejnë shumë, nuk mund të bëj një diferencë mes tyre.

CMG: T'i edhe pse je një artist i ri, je vlerësuar me shumë çmime. Çfarë të veçante shohin kritika e artit tek ty si artist, por edhe çfarë vlerëson edhe t’i tek vetja?

Ermal Demiri: Besoj se kritikët e artit veçojnë sigurinë që tregoj në skenë, muzikalitetin dhe performancën. Mendoj se këto janë elementet kryesore për të qenë një perfomues shumë i mirë. Ndërsa tek vetja unë jam shumë modest, por vlerësoj thjeshtësinë dhe sigurinë që tregoj në skenë. Për mua është shumë e rëndësishme të dalë në skenë, të performoj i sigurtë, si dhe të përcjell emocion në publik.

CMG: T’i ke një turne për të realizuar së shpejti  nëpër Evropë, ku do prezantosh këngën e re në gjuhën angleze "Unspoken" në Çeki, Bullgari, Qipro, etj. Na trego se si i krijove kontaktet për ketë turne  evropian?

Ermal Demiri: Kënga “Unspoken” do të prezantohet në disa shtete të evropës dhe jam shumë i lumtur që kënga do të prezantohet në këtë mini-turne mund të them. Kontaktet i krijova kur konkurova në festivalin internacional në Maqedoninë e Veriut, ku fitova çmimin e parë. Aty mora ftesat dhe më pas më kontaktuan dhe kam rënë dakord me ta. Besoj se edhe këto do jenë ndër eksperiencat e mia më të mira deri tani.

CMG: Çfarë pret t’i në vazhdim?

Ermal Demiri: Jam duke punuar shumë fort për këngët e mia të reja, dhe shpresoj se publiku ka për t’i pëlqyer.

CMG: Gjithë këto vite në skenë edhe pse je ende shumë i ri. Por si ka nisur rrugëtimi yt artistik?

Ermal Demiri: Që i vogël më ka pëlqyer shumë muzika. Kam marrë pjesë në disa konkurse që mbaheshin në shkollë. Ndërsa paraqitja ime e parë skenike, ka qenë në vitin 2019 në festivalin “Rising Stars”, emocione të cilat nuk do i harroj asnjëherë, paraqitja përpara një publiku për herë të parë.

CMG: Cilat janë planet e tua për të ardhmen?

Ermal Demiri: Jam në përgatitje të disa këngëve të reja, ndër të cilat ka këngë solo, por edhe bashkëpime. Besoj se do të priten mirë nga publiku.

CMG: Si e sheh, dhe ku e sheh veten pas një dekade?

Ermal Demiri: Pyetje interesante (qesh). Jam duke punuar fort për të ardhmen dhe besoj se do jem në skenat më të mëdhaja shqiptare dhe jo vetëm.

CMG: Faleminderit dhe suksese!

Ermal Demiri: Faleminderit shumë ftesën dhe për mbështetjen që tregoni!


Intervistoi: Sava Lena