Këngëtarja Besa Kaziu prezanton “Harrove”
2024-03-26 10:57:54

Besa Kaziu (Foto personale nga xhirimet e videoklipit

Besa Kaziu (Foto personale nga xhirimet e videoklipit)

Projekti i ri i këngëtares Besa Kaziu mban titullin "Harrove". Këtë herë këngëtarja vjen me një zhanër ndryshe nga këngët tjera, nëpërmjet të cilës ajo flet për të vërtetën, kur askush nuk e sheh. Është ai momenti kur njeriu ndjehet vetëm me veten dhe drejtohet në këngë  pikërisht me këto fjalë; "Sonte kush je? Apo harrove?" Kënga  i referohet dikujt që nuk shfaqet me ngjyrat e vërteta të vetes, por vjen në një formë zhgënjimi. Klipi ka arritur ta shfaqë këtë emocion fillimisht me ngjyrat bardh e zi, me një dritë, me detin dhe në fund duke qenë vetëm me veten. Melodia dhe teksti i këngës janë realizuar nga Besa Kaziu, produksioni nga StoneSoWavy, Jeris Kaso, Besa Kaziu, Mix/Master nga Jeris Kaso, video nga A'erlin Creative Production. Videoklipi është realizuar  një pjesë në studion e A'erlin Creative Production dhe pjesa tjetër e xhirimeve është xhiruar në detin Adriatik.