Kastriot Preteni apo siç njihet me emrin e artit KAS, është këngëtar dhe autor këngësh me origjinë shqiptare, i njohur për fansat e rrymës së tij muzikore hip-hop. Ai lindi në korrik të vitit 1992 në Suedi dhe më pas familja e tij u zhvendos në Norvegji. KAS është i njohur për stilin e tij të ri në rrymën e muzikës hip-hop, aftësitë lirike, për video dhe muzikë origjinale. Shfaqjet e tij janë përcjellë nga fansat nga e gjithë bota, gjatë të cilave ka performuar në Norvegji dhe në Kosovë. KAS ka fansa që e presin në koncerte në SHBA, Kanada, Gjermani, Shqipëri si dhe disa vende evropiane. Disa nga hitet e tij janë; “Imma Get My Piece”, “Till Death Do Us Part” dhe “Product of Society”.
Kas (Foto nga facebook)
KAS është angazhuar me muzikën hip-hop në moshën 11 vjeçare. Për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) kemi realizuar një intervistë me të, kun a flet rreth këngës së tij më të re, bashkëpunimet dhe planet për të ardhmen.
CMG: Ti ke pak kohë që ke publikuar këngën e re "Melodi", një bashkëpunim me Don Mula. Na trego për fabulën e kësaj kënge, e cila dhe melodinë e saj e ka shumë më të veçantë nga këngët e tjera. Si nisi bashkëpunimi me Don Mulën?
Kas (Foto facebook)
KAS: Këtë këngë e pata realizuar në gjuhën angleze dhe më pas edhe në gjuhën shqipe. Unë dhe Doni Mula jemi rritur bashkë, kemi filluar muzikën së bashku që nga dita e parë kur ne filluam të bënim muzikë. Me Doni Mulën kam edhe disa bashkëpunime të tjera, por janë në gjuhën angleze dhe norvegjeze.
CMG: Disa nga vargjet e këngës janë: "Meditimi i jetës mu bë kjo melodi, muzikën e pata terapi". Është vërtetë muzika terapi për ty?
KAS: Muzika që unë bëj, për mua është vërtetë një terapi. Kur futem në studio nuk kam asnjë mendim tjetër perveç se të realizoj muzikë. Për dikë tjetër mund të jetë plazhi, yoga etj, për meditim, për mua është vetëm muzika terapi.
Kas (Foto nga facebook)
CMG: Na trego për realizimin e këtij videoklipi, sa kohë u desh për të realizuar prapaskenat e tij?
KAS: Videoklipin e kemi realizuar vetëm në një ditë, xhirimet e së cilës janë realizuar në një restorant këtu ku unë jetoj, në Norvegji.
Kas (Foto nga facebook)
CMG: Kas, ti je angazhuar me muzikën që në moshën 11 vjeçare. Si ka qenë rrugëtimi yt në gjithë këto vite?
KAS: Në qoftë se do e kisha ditur se çfarë më sillte muzika, kurrë nuk do kisha filluar të merresha me muzikë. Njerëzit mendojnë se është e lehtë të merresh me biznesin e muzikës, por nuk është aspak e lehtë, "IT'S A DIRTY BUSINESS", është një punë e pisët. Nuk kam qenë shumë aktiv për gati 4-5 vite, por tani jam gati të vij me shumë projekte të reja muzikore.
KAS (Foto nga facebook
CMG: Ti pothuajse të gjitha këngët i realizon me videoklipe. A ke shpenzuar shumë për muzikën deri tani? Dhe kur pret të të rikthehet gjithçka ke dhënë deri më sot?
KAS: Kam shpenzuar shumë, por nuk jam pishman për asgjë. Meqënëse këto kohë nuk kam qenë shumë aktiv, do të kthehem shumë shpejt me projekte të reja muzikore, këtë herë në gjuhën shqipe.
Kas (Foto nga facebooku)
CMG: Je i kënaqur me rrymën muzikore që ke zgjedhur dhe ku ke më shumë fansa, që këndon më shpesh për ta?
KAS: Në Norvegji i kam më shumë ndjekës, por edhe në Kosovë kam shumë që e tregojnë dashurinë për muzikën që unë bëj. Mezi po pres për t’i publikuar projektet e mia të reja në gjuhën shqipe.
Kas Foto nga facebook
CMG: Cilat janë planet e tua për të ardhmen?
KAS: Kam shumë surpriza këtë vit për fansat shqiptarë, kam edhe bashkëpunime me artistë të njohur shqiptarë. Duhet vetëm të prisni dhe pak.
Intervistoi: Sava Lena