Dua Lipa, pas ‘Barbie’, së shpejti në një filmi tjetër
2023-10-01 19:45:32

Dua Lipa (Foto nga instagrami)

Dua Lipa (Foto nga instagrami)

“Argylle” është filmi më i ri, i cili edhe pse do të publikohet vitin që vjen, po gjeneron një famë të jashtëzakonshme si një nga filmat më të pritur.

Me regjinë e Matthew Vaughn, dhe skenar nga Jason Fuchs, ky film do të ketë në kastin e tij personazhe shumë të njohur e të dashur për publikun si Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, John Cena, Dua Lipa, Ariana DeBose, Rob Delaney, Bryan Cranston, Catherine O’Hara dhe Samuel L. Jackson. Surpriza e këtij filmi është edhe artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, roli i së cilës ende nuk është zbuluar.

Përshtatur nga romani i Elly Conway me të njëjtin emër, i cili ende nuk është publikuar, ‘Argylle’, premton një përvojë emocionuese kinematografike. Data për t’u publikuar në kinema është vendosur më 2 shkurt 2024 në Shtetet e Bashkuara, si dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Apple TV+..