Vesa Luma kthehet nga Zelanda e re me projekte të reja
2023-10-01 19:46:13

Vesa Luma (Foto nga instagrami)

Vesa Luma (Foto nga instagrami)

Vesa Luma është kthyer në Shqipëri pas disa viteve qëndrimi në Zelandën e Re. Këngëtarja së bashku  bashkëshortin e saj artistin Big Basta dhe djalin e tyre kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri. 

Në një video së fundit në Insta Story Vesa tregon se, vendi ynë ka nevojë për më shumë ‘hite’ prandaj ka vendosur të qëndrojë e t'i përkushtohet muzikës. "E kam një lajm të mirë, nuk do të kthehem mbrapsht në Zelandë, se kam përshtypjen se kemi nevojë për më shumë ‘hite’, të cilat të qëndrojnë gjatë, kështu që duke reflektuar, kam ardhur në përfundimin që i duhem këtij vendi", ka theksuar këngëtarja Vesa Luma.