< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Festivali Porto Palermo mbledh artistë të kalibrit botëror
2024-08-11 19:10:18

Olen Çezari në hapjen e festivalit në Porto Palermo (Foto nga instagrami)

Olen Çezari në hapjen e festivalit në Porto Palermo (Foto nga instagrami)

Ka nisur më 1 gusht “Porto Palermo Festival”, ku performojnë emra të njohur e të afirmuar të artit nga sopranoja Inva Mula, Elina Duni, Eda Zari, etj. Violinisti Olen Çesari ka prezantuar emrat e mëdhenj që do të marrin pjesë në ditët në vazhdim. Festivali mbahet nga 1 deri në 18 gusht, në kalanë e Ali Pashës Porto Palermo, nga e cila ka marrë emrin. Violinisti Olen Çesari, në një konferencë për mediat ka njoftuar se festivali do të mbahet për tre javë, ndërsa të pranishëm do të jenë emra të kalibrit botëror.

Java e parë iu dedikua  dy artisteve të njohura të muzikës shqiptare në botë, Elina Duni dhe Eda Zari, duke vijuar me Marsela Çibukaj, etj. Java e dytë mirëpret një treshe fantastike si Inva Mula, Genc Tukiçi dhe Olen Çezari. Ky festival do të vijojë mbrëmjet e tij artistike edhe me artistë të tjerë, emra të njohur të skenës  vendase dhe të huaj, të cilët presin të interpretojnë deri më 18 gusht 2024.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree