Presidenti i Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping, presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald J. Trump u takuan në Shenzhen më 19 nëntor 2026. Krerët e shtetit të Rusisë dhe ShBA-së shprehën vlerësimin e tyre për Kinën për organizimin e
19-Nov-2026
Të enjten paradite, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, dhe bashkëshortet e udhëheqësve ose përfaqësuesve që marrin pjesë në Takimin e 33-të të Liderëve Ekonomikë të APEC-ut, vizituan sheshin kulturor të Gjirit të Shenzhen-it. Peng Liyuan i priti ngrohtësisht dhe bëri foto në
19-Nov-2026
Grupi i punës bujqësore i këshillit tregtar Kinë-ShBA do të mbajë së shpejti takimin e vet të parë, njoftoi të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës He Yadong. Ekipet ekonomike dhe tregtare të Kinës dhe ShBA-së mbajnë komunikim në nivele të shumta. Të dy palët e zhvilluan takimin e
19-Nov-2026
Të enjten pasdite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Shenzhen me homologun e tij amerikan Donald Trump, që ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut. Gjatë takimit, presidenti Xi u shpreh që, në disa muajt e fundit, ai dhe presidenti Trump kanë eksploruar së
19-Nov-2026
Mbështetja e prodhimit vendas, rritja e konkurrueshmërisë së industrisë së bulmetit dhe garantimi i standardeve të sigurisë ushqimore ishin në fokus të takimit të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, me përfaqësues të sektorit të përpunimit të qumështit.
19-Nov-2026
Komisioni Europian miratoi një masë të re që parashikon ndalimin e përdorimit dhe shitjes së municioneve të armëve të gjahut që përmbajnë plumb, me synimin për të reduktuar ndotjen dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, kafshët dhe mjedisin. Sipas njoftimit të Komisionit Europian, rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në vitin 2033, bën të ditur “ATSH”.
19-Nov-2026
Mbi 11.500 studentë do të përfitojnë nga skema e re e mbështetjes financiare, e cila parashikon rritjen e bursave dhe zgjerimin e kategorive përfituese edhe në ciklin e studimeve Master. Në një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se përmes buxhetit të vitit 2027 mbështetja financiare për studentët do të vijojë të rritet, me fokus të veçantë te të rinjtë nga familjet në nevojë, studentët ekselentë dhe ata që ndjekin programe studimi me përparësi kombëtare, citon “ATSH”.
19-Nov-2026
Eksportet shënuan një ecuri pozitive gjatë muajit tetor 2026, duke arritur në 31.6 miliardë lekë, me një rritje prej 1.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në raport me shtatorin, eksportet u zgjeruan me 1.2%, citon “ATSH”.
19-Nov-2026
Rreziqet që lidhen me inteligjencën artificiale (IA), borxhin sovran dhe tensionet gjeopolitike po kërcënojnë stabilitetin financiar në Eurozonë. Paralajmërimi vjen nga Banka Qendrore Europiane (BQE), në raportin e saj të publikuar të mërkurën.
19-Nov-2026
Ushtria amerikane kreu sulme ndaj një objekti iranian për lëshimin e raketave në ishullin Keshm, në Ngushticën e Hormuzit. Një zyrtar ushtarak amerikan e cilësoi goditjen si një akt vetëmbrojtjeje.
19-Nov-2026
Shoqatat e industrisë automobilistike në Britani dhe Bashkimin Europian kanë bërë thirrje për heqjen e barrierave tregtare që rrezikojnë marrëdhëniet tregtare mes dy palëve, me vlerë 80 miliardë euro në vit, në prag të Samitit të ardhshëm BE-Britani. Shoqata Britanike e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Automjeteve (SMMT) dhe Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve kërkuan një angazhim të përbashkët për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me politikën “Made in Europe” dhe rregullat e origjinës për automjetet, shkruan “Xinhua”.
19-Nov-2026
Ministria holandeze e Bujqësisë, Peshkimit, Sigurisë Ushqimore dhe Natyrës (LVVN) njoftoi se ka vendosur të asgjësojë rreth 90.000 shpendë në një fermë mbarështimi në Tzummarum, në bashkinë Waadhoeke (Friesland), pasi është zbuluar gripi i shpendëve. Asgjësimi do të kryhet nga Autoriteti Holandez për Sigurinë e Ushqimit dhe Produkteve të Konsumatorit (NVWA), me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, shkruan “Xinhua”.
19-Nov-2026