Pagesat digjitale me fokus sigurinë dhe standardet evropiane po transformojnë tregun shqiptarTregu shqiptar i pagesave po kalon në një fazë të re, ku shërbimet digjitale po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë paratë fizike dhe po ndryshojnë marrëdhënien e qytetarëve me bankat. Banka e Shqipërisë e shikon këtë zhvillim si mundësi për më shumë konkurrencë, kosto më të ulëta dhe akses më të gjerë, por njëkohësisht kërkon siguri dhe besueshmëri të lartë.19-Nov-2026Fondet e sigurimeve shoqërore, shtylla kryesore e Buxhetit social për 2027Në buxhetin e 2027-ës, financimi i sigurimeve shoqërore përbën shtyllën më të madhe të shpenzimeve brenda portofolit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, me afërsisht 28 miliardë lekë. Këto mjete shërbejnë kryesisht për të mbuluar hendekun mes kontributeve të mbledhura dhe pensioneve që18-Nov-2026APEC 2026, Kina ofron hapjen dhe gjallërinë e inovacionit për ndërtimin e komunitetit të Azi-PaqësoritPas viteve 2001 dhe 2014, sivjet Kina do të jetë mikpritëse e APEC-ut për të tretën herë. Të dhënat tregojnë që anëtarët e APEC-ut kontribuojnë për rreth 61 % të GDP-së globale dhe 47 % të tregtisë botërore. Drejtimi ekonomik i Azi-Paqësorit ndikon drejtpërdrejt tek ekonomia botërore dhe Kina luan një rol kyç brenda e jashtë këtij rajoni. Si një anëtare e rëndësishme në rajonin e Azi-Paqësorit, Kina gjithmonë merr pjesë aktivisht në bashkëpunimin e APEC-ut. Këtë herë, tema e APEC-ut 2026 është “Ndërtimi i një komuniteti të Azi-Paqësorit, nxitja e lulëzimit të përbashkët”. Në këtë kuadër, hapja dhe inovacioni janë dy faktorë kyçë.17-Nov-2026Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?Shqipëria po ndërton gradualisht një model energjetik, ku hidrocentralet, parqet diellore dhe sistemet e baterive plotësojnë njëri-tjetrin. Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga modeli tradicional, ku hidroenergjia ka mbajtur pothuajse e vetme barrën e sigurisë së furnizimit me energji më dekada me rradhë. Për këtë qëllim, Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës së shpejti do të realizojë një ankand ndërkombëtar për ndërtimin e 300 MW kapacitete fotovoltaike, të kombinuara me sisteme të integruara të ruajtjes së energjisë elektrike në bateri.17-Nov-2026Buxheti 2027: Më shumë fonde për familjet, shëndetësinë, arsimin dhe investimetBuxheti i vitit 2027 pritet të shënojë një rekord të ri në shpenzimet publike, duke e kaluar për herë të parë kufirin prej 10 miliardë eurosh. Dokumenti parashikon një ekuilibër mes përkrahjes sociale, disiplinës financiare dhe nxitjes së investimeve, me vëmendje të veçantë për shërbimet dhe qeverisjen vendore.16-Nov-2026
Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve të funditRisia e projektbuxhetit 2027 qëndron në ndërthurjen e disa instrumenteve të mbështetjes, si lehtësimi i kostos së shportës ushqimore, ulja e çmimit të karburanteve, rritja e mbështetjes për pensionistët, krijimi i një skeme të re për familjet me fëmijë të vegjël dhe zgjerimi i përkujdesjes për personat me aftësi të kufizuara. Këto masa synojnë të ndikojnë jo vetëm në të ardhurat e drejtpërdrejta të familjeve, por edhe në shpenzimet e tyre të përditshme.13-Nov-2026Paketa fiskale, turizmi kërkon lehtërisa dhe barazi për të gjithë operatorëtDebatet e ditëve të fundit për paketën e re fiskale në Shqipëri e kanë vendosur sektorin e turizmit në qendër të vëmendjes, teksa propozimi për rritjen e TVSH-së në akomodim nga 6% në 10% ka nxitur reagime të forta nga bizneset. Për ekspertët, ndryshimet e propozuara rrezikojnë të rëndojnë operatorët dhe të dëmtojnë cilësinë e shërbimit ndaj vizitorëve, duke kërkuar një qasje më të thjeshtë e më konkurruese.12-Nov-2026Parku i erës në Spille, hapi i parë i sektorit eolik shqiptarNjë marrëveshje e re për një park me erë në Shqipëri sinjalizon kalimin nga faza e synimeve në atë të zbatimit. Investimi pritet të sjellë prodhim të pastër, furnizim më të sigurt dhe hapësira zhvillimi për ekonominë vendase. Shqipëria po hyn në një etapë të re të energjisë së erës, pasi u firmos marrëveshja për një park në zonën e Spillesë.11-Nov-2026APEC 2026, Kina ofron “mundësi kineze” për bizneset e vogla dhe të mesme të rajonitEkonomia dhe tregtia në rajonin e Azi-Paqësorit zakonisht nxitet dhe drejtohet nga ndërmarrjet e mëdha dhe kompanitë shumëkombëshe. Ky model tradicional ka vazhduar për shumë vjet, ndërsa në 2026, pra Vitin Kinez të APEC-ut, Kina si vend organizator po ofron udhëzime dhe mbështetje për thellimin e bashkëpunimit mes bizneseve të vogla dhe të mesme ndër ekonomitë e ndryshme të Azi-Paqësorit, duke i inkurajuar ndërmarrjet me përmasa të ndryshme, qoftë të vogla, qoftë të mëdha, të zhvillojnë bashkëpunim. Me ndërtimin e platformave të dialogut dhe konsultimeve, Kina po zgjeron ndërlidhjen e ekonomisë dhe tregtisë elektronike, duke krijuar mundësi të drejtpërdrejta për bizneset e vogla, madje mikrobizneset, të marrin pjesë në tregtinë e rajonit.10-Nov-2026CIIE 2026: platformë strategjike për tregtinë ndërkombëtare, investimet dhe riformatimin e ekonomisë botëroreEkspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit të Kinës, e cila u zhvillua në Shangai nga 5 deri më 10 nëntor përfaqëson një instrument strategjik të hapjes së ekonomisë kineze ndaj botës, një platformë gjigante për zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare dhe një mundësi për kompanitë e huaja që të hyjnë në një prej tregjeve më të mëdha dhe më dinamike të planetit. Për ekonominë botërore, rëndësia e këtij organizimi qëndron në krijimin e një infrastrukture të përbashkët për takimin e ofertës globale me kërkesën kineze. Eksperti i ekonomisë pranë ALTAX, Ergis Sefa në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) komenton këtë event të rëndësishëm për ekonominë kineze dhe globale10-Nov-2026Buxheti i Shqipërisë për 2027: Më shumë mbështetje sociale, arsim, shëndetësi dhe stabilitet fiskalQeveria shqiptaare ka prezantuar planin financiar për vitin 2027, duke e paraqitur atë si një pasqyrim të prioriteteve publike dhe të përgjegjësisë ndaj qytetarëve. Buxheti parashikon rritje të ndjeshme të financimit për mbrojtjen sociale, arsimin, shëndetësinë, sigurinë dhe bujqësinë, me vëmendje09-Nov-2026Nga privilegjet e investitorëve strategjikë te pastrimi i parave, shqetësimet e BE-së për ShqipërinëKomisioni Europian ka publikuar më 4 nëntor Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2026, ku krahas problematikave në funksionimin, evidenton edhe një sërë vlerësimesh pozitive për vendin. Në raport theksohet se Shqipëria ka përmbushur kriteret e ndërmjetme të kërkuara nga Bashkimi Europian në grupin e kapitujve të negociatave që lidhen me çështjet themelore, përfshirë drejtësinë, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Komisioni Europian vlerëson përparimin në reformën në drejtësi, përfundimin e procesit të vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe rezultatet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Vlerësime pozitive ka edhe për luftën kundër krimit të organizuar, ecurinë e ekonomisë, rritjen e turizmit dhe sektorë të tjerë si energjia, arsimi, doganat dhe shërbimet financiare. Në revistën “Monitor” është publikuar këto ditë një artikull rreth këtij progress-raporti.09-Nov-20269 në 10 familje shqiptare zotërojnë pasuri të paluajtshmeSipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, më shumë se 9 në 10 familje shqiptare zotërojnë të paktën një pasuri të paluajtshme. Nga 1066 familje që iu përgjigjën vrojtimit, 949 prej tyre, ose rreth 91 përqind, deklarojnë se zotërojnë një ose dy prona të paluajtshme. Ky është një tregues me rëndësi të veçantë për ekonominë shqiptare, sepse dëshmon se pasuria e familjeve nuk përbëhet vetëm nga të ardhurat mujore, pagat, pensionet apo kursimet bankare.06-Nov-2026Pse shqiptarët nuk sigurojnë pronën dhe shëndetin ?Tregu i sigurimeve në Shqipëri vijon të karakterizohet nga një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve, të cilët shfaqin interes për mbrojtje financiare kryesisht kur ndiejnë rrezikun pranë vetes. Kjo qasje reaktive, e shoqëruar me procedura vlerësimi të ndërlikuara, e mban kulturën e sigurimit larg standardeve të vendeve të zhvilluara.05-Nov-2026Mosha e daljes në pension, ekspertët: reforma vetëm nëse e lejon tregu i punësDebati për moshën e daljes në pension vijon të jetë i hapur, ndërsa çdo lëvizje në këtë drejtim kërkon peshim të kujdesshëm për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë te qytetarët. Sipas ekspertëve, sistemi duhet të mbrojë pragun minimal kontributiv dhe të reformohet vetëm sipas nevojave të brendshme, jo sipas modeleve të rajonit.04-Nov-2026Shenzhen-i shënon rekord në import-eksportin me ekonomitë e APEC-utSi vendi i zhvillimit të takimit jozyrtar të liderëve të APEC-ut 2026, qyteti i Shenzhen-it në Kinën Jugore ka shënuar rekord të ri në import-eksportin me ekonomitë e vendeve të APEC-ut në janar-shtator, duke pasur rritje të madhe prej 40 %, shifra më e lartë në mbarë Kinën.03-Nov-2026Kontratat e ndërtimit në Shqipëri: rreziqet, mbrojtja kontraktuale dhe të drejtat e porositësit përballë sekuestrosBlerja e një prone në ndërtim kërkon kujdes të shtuar, pasi rreziqet ligjore dhe financiare shpesh anashkalohen nga blerësi. Sipas ekspertëve, verifikimi i dokumentacionit dhe historikut të ndërtuesit përpara nënshkrimit të kontratës përbën mbrojtjen më efektive për çdo porositës.02-Nov-2026Më tepër...