Arilena Ara dhe suksesi i projektit të ri muzikor “Dashuria ime”
2022-12-12 20:09:17

Arilena Ara  (Foto nga instagrami)

Arilena Ara  (Foto nga instagrami)

Muaji dhjetor e ka gjetur këngëtaren Arilena Ara me një këngë të re, një baladë mjaft të ndjerë të interpretuar me mjaft thjeshtësi dhe shumë profesionalizëm.  Kënga mban titullin “Dashuria ime”, e shoqëruar me videoklip.  Teksti i këngës është shkruar nga Timo Flloko, ndërsa  muzika është  punuar nga kompozitori Darko Dimitrov. Producent i materialeve muzikore të këngëtares, vazhdon të jetë  Popi Kola, i cili është njëkohësisht edhe  menaxheri i Arilenës .