Jon Tarifa (CMG)

Jon Tarifa (CMG)

JON TARIFA

Gëzuar festat e fundvitit ! Qoftë një vit i mbarë për ju dhe për të dashurit tuaj! Ju përqafoj!

Miranda Hashani (CMG)

Miranda Hashani (CMG)

MIRANDA HASHANI

Gëzuar festat e fundvitit! Uroj për të gjithë ju shëndet dhe mbarësi!

MIHALLAQ ANDREA

Shqiptarë të nderuar kudo ku ndodheni, në të gjitha anët e botës, ju uroj nga zemra me gjithë shpirt gëzuar festën e vitit të ri! Uroj për ju një jetë më të mirë në vitin që vjen dhe shumë shëndet!

DENISA GJEZO (CMG)

DENISA GJEZO (CMG)

DENISA GJEZO

Përshëndetje të gjithëve! Uroj që ky videomesazh t’ju gjejë të gjithëve me shëndet në familjet tuaja. Ju uroj nga zemra gëzuar vitin e ri 2022! Ardhtë sa më i mbarë plot dashuri, plot harmoni për ju dhe familjet tuaja!

Dren Abazi (CMG)

Dren Abazi (CMG)

DREN ABAZI

Përshëndetje të gjithë shikuesve dhe dëgjuesve të emisionit Muzika ime! Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin e ri 2022 !

Saranda Imeri (CMG)

Saranda Imeri (CMG)

SARANDA IMERI

Përshëndetje miq! Sapo vij nga një koncert dhe jam shumë e lumtur sepse në publik pashë fytyra të gëzuara e të buzëqeshura. Uroj që ky vit të na gjejë shëndoshë e mirë! Uroj që të jeni të lumtur me ata që keni përkrah! Uroj të jeni të plotësuar e të kënaqur me vetveten sepse vetëm kjo ka rëndësi! Gëzuar kudo që jeni!

Erion Korini (CMG)

Erion Korini (CMG)

ERION KORINI

Sot kam kënaqësinë t’u drejtohem shqiptarëve kudo ndodhen duke ju uruar një vit të ri të mbarë, festa të gëzuara dhe të lemë pas gjithë këtë situatë gri që kemi kaluar këto dy vite dhe të na buzëqeshë një e nesërme më e bukur. Nga zemra ju uroj gëzuar vitin e ri, shumë mbarësi dhe çdo të mirë kudo ku ndodheni!

Klodiana Vata (CMG)

Klodiana Vata (CMG)

KLODIANA VATA

Shpresoj që mesazhi im t’ju gjejë sa më mirë. Uroj që viti i ri të jetë i mbarë për të gjithë ju, të gëzoni shëndet të plotë ju, familjarët tuaj dhe njerëzit e zemrës. Uroj që këtë vit ta doni sa më shumë njeri-tjetrin , të mos harroni që kohët e vështira që kaluam ishin një mesazh i fortë për ne që ta duam njeri-tjetrin, ta mbështesim dhe ta ndihmojmë.

Grupi Urban Band (CMG)

Grupi Urban Band (CMG)

GRUPI URBAN BAND

Përshëndetje Radio Ejani! Ju përshëndesim të gjithëve e ju urojmë gëzuar festat e fundvitit!

Hersi Matmuja (CMG)

Hersi Matmuja (CMG)

HERSI MATMUJA

Gëzuar festat e fundvitit! Uroj që ky vit që vjen të na gjejë të gjithëve shëndoshë e mirë, të kemi sa më shumë dashuri mes nesh, sidomos mes familjeve tona dhe të dashurve tanë.

Robert Berisha (CMG)

Robert Berisha (CMG)

ROBERT BERISHA

Shfrytëzoj rastin t’u uroj festat e fundvitit të gjithë shqiptarëve kudo në botë. Shumë shëndet e shumë dashuri!

Mentor Haziri (CMG)

Mentor Haziri (CMG)

MENTOR HAZIRI

Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë e të shëndetshëm!

Anxhelo këngëtar arbëresh (CMG)

Anxhelo këngëtar arbëresh (CMG)

ANXHELO, këngëtar arbëresh

Ju uroj të gjithëve për festën e vitit të ri vëllezërve shqiptarë në botë!

Aurel Thëllimi (CMG)

Aurel Thëllimi (CMG)

AUREL THËLLIMI

Do të doja që ky vit të sjellë mirësi, dëshira të realizuara, paqe në zemrat dhe mendimet tuaja. Gjithçka e bukur për ju shqiptarë në të gjithë botën!

Guximtar Rushani (CMG)

Guximtar Rushani (CMG)

GUXIMTAR RUSHANI

Gëzuar vitin e ri 2022! Qoftë një vit i mbarë, i suksesshëm dhe me shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja! Gëzuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!

Kliti Çollaku (CMG)

Kliti Çollaku (CMG)

KLITI ÇOLLAKU

Përshëndetje të gjithë shqiptarëve! Ndodhem në Milano dhe dua të uroj gëzuar vitin e ri ! Shpresoj që viti që vjen të jetë më i mirë se viti që kaloi dhe çdo gjë të shkojë mirë.

Ervis Saliasi (CMG)

Ervis Saliasi (CMG)

ERVIS SALIASI

Ju uroj të gjithëve gëzuar festat! Uroj të jetë një vit i mbarë plot dashuri, shëndet dhe sukses në çdo fushë të jetës!

Adhurim Demiri (CMG)

Adhurim Demiri (CMG)

ADHURIM DEMIRI

Shqiptarë kudo që jeni, nga Vjena ju vjen një urim i madh, i përzemërt, gëzuar festat e fundvitit, gëzuar ! Zoti dhuroftë më të mirën për familjet, fëmijët tuaj kudo që jeni!