U zhvillua në Elbasan edicioni i 9-të i Takimit Kombëtar të Orkestrave të harqeve
2024-10-06 14:26:15

Edicioni i IX-të i takimit kombetar te orkestave te harqeve (Foto nga facebooki)

Edicioni i IX-të i takimit kombetar te orkestave te harqeve (Foto nga facebooki)

Në Teatrin Skampa të Elbasanit u zhvillua në tre netë edicioni i 9-të i Takimit Kombëtar të Orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”. Në këtë event morën pjesë orkestra dhe asamble nga Tirana, Vlora, Shkodra, Elbasani, Fieri, Berati, Korça, Fieri, Shkupi e Tetova e Maqedonisë së Veriut, si dhe Orkestra e harqeve e qytetit Pernik të  Bullgarisë.  Në natën e parë performuan Ansambli “Dardanus” i Tetovës, Duo Piano me 4 duar nga dy profesoresha të Universitetit të Arteve Tiranë, Quinteti Ad Libitum, Shkodër dhe Orkestra e Harqeve Elbasan.

Përgjatë tre netëve në skenën e Teatrit Skampa kanë performuar 12 trupa artistike nga i gjithë vendi, përfshirë ato të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Nga viti në vit ky festival ka patur rritje artistike, me një repertor të pasur. Ky festival tashmë është shndërruar në një event të përvitshëm dhe pritshmëritë janë të larta. Çmimin e parë e mori Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila u vlerësua për performancën artistike. Ky aktivitet artistik kombëtar i orkestrave të harqeve dhe muzikës e dhomës, në këtë edicion mbështetetej nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Elbasan.