Silvana Rusi në bashkëpunim me Jimmy Dub
2023-05-21 20:01:53

Silvana Rushi (Foto personale)

Silvana Rushi (Foto personale)

Silvana Rusi deri në moshën  15 vjeç ka marë pjesë në festivalet e fëmijëve  dhe më pas ka konkuruar në talent show-n “Star Akademi”, ku ka fituar çmimin  e pestë. Duke qenë vajzë që i pëlqenin sfidat, vendosi që të merrte pjesë në një tjetër kompeticion si “X-Factory”,  si dhe duke marrë mësime private për kanto. Karriera e saj artistike vijoi me pjesëmarrjen e saj në Festivalin “Kënga Magjike” dhe me realizimin e shumë këngëve me videoklip. Tashmë ajo është e angazhuar me koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit. Në intervistën për Radio Ejani, Silvana na rrëfen për materialin e saj më të ri muzikor, një bashkëpunim me artistin me fame ndërkombëtare Jimmy Dub  dhe për projektet e saj të reja.

Jimmy Dub & Silvana Rusi (Foto personale)

Jimmy Dub & Silvana Rusi (Foto personale)

CMG: Së fundi ke ardhur me një bashkëpunim me  këngëtarin Jimmy Dub për  këngën  "Jale". Na trego më tepër për këtë? 

Silvana Rusi: Po është e vërtetë që kënga  “Jale,Jale” sapo është publikuar në Youtube. Jimmy Dub është një këngëtar internacional që bën muzikë shumë të mire. Ai  është rumun dhe gjej rastin që ta përshëndes. Është një këngë e cila ka ardhur në gjuhën rumune edhe shqipe. Jimmy e ka realizuar këngën në rumanisht dhe pasi e ka bërë si projekt, regjistrova dhe unë pjesën time.  

CMG: Si erdhi ky bashkëpunim?

Silvana Rusi: Ndoshta mund të qeshni, por unë dhe Jimmy nuk njihemi fare nga afër me njëri- tjetrin, nuk jemi takuar ende. Bashkëpunimi ka ardhur nëpërmjet  një mikut tonë të përbashkët i cili na ka ftuar në klubin e tij, ku kam qenë një herë e ftuar unë e më pas edhe Jimmy. Jimmy i ka kërkuar atij që t’i prezantonte një këngëtare për të bërë një bashkëpunim. Kështu ka ardhur bashkëpunimi jonë. 

CMG: Për çfarë flet kënga dhe cili është mesazhi që keni dashur të përcillni nëpërmjet saj?

Silvana Rusi: Kënga flet për dashurinë midis dy të rinjve dhe “Jale” në shqip do të thotë “Shpirt”. 

Jimmy Dub (Foto personale)

Jimmy Dub (Foto personale)

CMG: Ti ke realizuar disa këngë edhe me këngëtarin Adi Harizi.  Flasim për këto bashkëpunime

Silvana Rusi: Është e vërtetë që unë kam disa bashkëpunime me këngëtarin Adi Harizi dhe në fakt ne kemi edhe disa projekte të tjera në vazhdim, të cilat janë gati. Por ngaqë sapo kanë dalë projektet e mia, po presim dhe pak që të publikojmë bashkëpunimin e ardhshëm me Adin.

CMG: Ti këndon mjaf bukur baladat, por edhe muzikën popullore, ku mendon se “fle” më mirë vokali yt? Ku e ndjen veten ti më mirë?

Silvana Rusi: Faleminderit për komplimentin! Në të vërtetë vokali im “fle” më shumë në muzikën Pop-R&B. Unë mendoj se nëse shpirti fle diku, aty fle edhe vokali, por mendoj se aty ku ndjehem unë më mirë. Ndërsa muzika popullore është shumë e bukur. E ku ka shqiptar që nuk  e do?! Dua të them se e bëj me shpirt edhe muzikën popullore. 

CMG: Koncertet e tua janë të shumta jashtë vendit. Si është të këndosh për shqiptarët nëpër botë?

Silvana Rusi: Është e vërtetë dhe madje kohët e fundit, kam rreth një vit që koncertet e mia kanë qenë më shumë jashtë vendit. Të këndosh për shqiptarët në emigrim është gjëja më e bukur, sepse të presin me shumë kënaqësi dhe emocion. Me thënë të drejtën këngën time me Adin e kanë pritur shumë mirë.

Silvana Rusi  (Foto nga instagrami)

Silvana Rusi  (Foto nga instagrami)

CMG:  Ti ke qenë konkurente në disa Talent Show në Shqipëri. Si i konsideron këto pjesëmarrje ? Sa kanë vlejtur për arritjet e tua profesionale?

Silvana Rusi: Unë kam qenë në disa Talent Show në Shqipëri dhe do thoja se kam qenë aty ku kam dashur, kam arritur në maksimumin tim kudo ku kam shkuar. Çdo gjë ka qenë transparente kudo ku kam marrë pjesë.  

CMG: Gjithashtu ke qenë në konkurim edhe në Festivalet Top Fest, Kënga Magjike etj. Si i sheh garat mes artistëve?

Silvana Rusi: Kam qenë pjesë disa herë e këtyre festivaleve dhe garat midis artistëve unë i shoh të bukura, nuk dua t’i shoh si jo të drejta. Përsa i përket konkurimit tim në Top Fest kam qenë shumë e vogël dhe nuk isha e pjekur sa duhet profesionalisht, jo vokalisht sa i përket përzgjedhjes së materialeve. Te  Kënga Magjike kam konkuruar dy herë dhe kam ecur mirë, herën e parë kam qenë pranë finales. 

Silvana Rusi (Foto nga  instagrami)

Silvana Rusi (Foto nga  instagrami)

CMG: Ti e ke nisur muzikën që e vogël. E konsideron muzikën si profesion apo thjeshtë një pasion?

Silvana Rusi: Unë e kam nisur muzikën që në moshën 8 apo  9 vjeç, kur kam kënduar për herë të parë në skenë, në një publik të gjerë. Sot e konsideroj profesion, por së pari është pasion. Ku ka më bukur se sa profesionin ta bësh me pasion! 

CMG: Cilat janë planet e tua më të afërta? 

Silvana Rusi: Në studio kam gjithashtu edhe 2-3 videoklipe të cilat janë gati. Por po prisja që të publikoja videoklipin që kam në bashkëpunim me këngëtarin rumun Jimmy Dup, e më pas t’i publikoj së shpejti dy videoklipet e tjera të miat, të cilat janë gati dhe janë singël. Kam sërish projekte me Adi Harizin, kështu që shpresoj që do të  vij brenda këtij. Pra kam shumë materiale.

Silvana Rusi (Foto nga instagram)

Silvana Rusi (Foto nga instagram)

CMG: Si e sheh veten në aspektin profesional pas 10 vjetësh?

Silvana Rusi: Kjo është një pyetje shumë e bukur dhe e pres me shumë dashuri kur ma bëjnë. Unë profesionalisht veten pas 10 vitesh e shoh sigurisht më të rritur dhe aty ku e shoh unë veten, sigurisht që pretendoj, por e shoh veten në Eurovision. Do të jem patjetër në Eurovision dhe pasi ta kem kaluar këtë, mendoj se do jem edhe më mirë profesionalisht dhe shpirtërisht.

Intervistoi: Sava Lena