PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao, takime me homologët e tij europianë
2012-04-27 11:32:08 cri komenti juaj Printoni

Në pasdite e së enjtes, kryeministri kinez Wen Jiabao u takua në Varshavë me pjesëmarrësit e vendeve të Europës Qendrore e Lindore në Forumin Ekonomik "Kinë-Europë Qendrore e Lindore".

Gjatë takimit me zv.kryeministrin shqiptar Edmond Haxhinasto, Wen Jiabao tha se Kina mbështet ndërmarrjet kineze të forcojnë bashkëpunimin me palën shqiptare në fushën e telekomunikacionit, energjisë dhe turizmit. Ai shtoi se Kina është e gatshme që të diskutojë me palën shqiptare për ndërtimin e "Parkut Ekonomik-Teknologjik".

Nga ana e tij, Edmond Haxhinasto u shpreh se pala shqiptare është e gatshme që të bashkëpunojë ngusht me palën kineze, për të nxitur bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe shkëmbimet kulturore.

Gjatë takimit me homologun maqedonas Nikola Gruevski, Wen Jiabao u shpreh se pala kineze dëshiron që së bashku me Maqedoninë të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për zgjerimin e bashkëpunimit konkret në fushën ekonomike.

Gruevski u shpreh se Maqedonia mbështet fuqimisht politikën e një Kine. Ai falënderoi palën kineze për respektimin nga ana e saj për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Maqedonisë. Ai tha se Maqedonia është e gatshme që të realizojë marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve, për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në takimin me zv.kryeministrin bullgar Simeon Djankov, Wen Jiabao u shpreh se Kina është e gatshme që të zgjerojë bashkëpunimin me Bullgarinë në fushën e industrisë së automjeteve, energjisë, bujqësisë dhe turizmit, për të favorizuar dy popujt.

Ndërsa, Simeon Djankov u shpreh nga ana e tij se Bullgaria e sheh këtë takim dhe zhvillimin e Forumit Ekonomik si një mundësi për të forcuar më tej bashkëpunimin me përfitim të ndërsjelltë. (Jiang Lei/Albana)

 

 

LINK:

Wen flet për rritjen e bashkëpunimit me Europën Qendrore e Lindore
Analisti: Kina e Europa duhet të thellojnë njohjen
Wen Jiabao, takime me homologët e tij europianë
Wen Jiabao takohet me liderë të vendeve të Europës Qendrore e Lindore
Zhvillohet takimi i parë i liderëve të Kinës dhe të Europës Qendrore e Lindore
Kina ndihmon Europën, ofron 10 mld dollarë kredi
Wen Jiabao, takim me homologun polak
Jiabao mbërrin në Varshavë
Kina: Ekonomia e gjelbër nxit zhvillimin
Rainfeldt: "Vizita e Wen Jiabaos do të thellojë marrëdhëniet dypalëshe"
Kina kërkon lehtësimin e eksportit të produkteve me teknologji të lartë
Wen Jiabao viziton Panairin e Hanoverit
Wen Jiabao në Suedi, vizita e parë në 28 vjet
Wen Jiabao dhe Angela Merkel hapin panairin e Hanoverit
Wen Jiabao: Kina e vendosur për "reformën dhe hapjen"
Islandë, Wen Jiabao viziton centralin gjeotermik
Wen Jiabao fillon vizitë në Islandë
Wen Jiabao filloi vizitën në Europë
Wen Jiabao nis vizitën në Europë
Wen Jiabao zhvillon bisedë telefonike me Angela Merkel

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China