PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang Leehom
2016-04-12 17:21:37 CRI Komenti juaj Printoni

Këngëtari i famshëm kinezo-amerikan Leehom Wang ka lindur më 17 maj të 1976-ës. Përveç se këngëtar, ai është edhe autor tekstesh, producent, aktor dhe regjizor. Tani ai jeton në Tajvan, por është diplomuar në shkollën e muzikës Eastman School, Williams College dhe Berklee College of Music. Stili i tij i muzikës njihet se përdor elemente kineze si opera e Pekinit, stil tradicional të minoriteteve etnike etj, të miksuara me hip hop dhe RnB. Ai ka qënë aktiv që nga viti 1995 dhe ka lançuar rreth 25 albume. Ai ka fituar gjithashtu katër herë Golden Melody Awards në Tajvan dhe "Grammys". Koncerti i tij në Folenë e zogjëve të Pekinit, në prill të 2012-ës ishte koncerti i parë solo i zhvilluar atje.

Përveç muzikës ai ka marrë pjesë në shumë filma duke performuar si aktor, si në Ang Lee's Lust, Caution dhe me Jackie Chan në filmin Little Big Soldier.

Ai është një aktivist ambientalist, madje ka qënë pjesë e lëvizjes për rritjen e ndjeshmërisë së ambientit tek të rinjtë kinez, ku dhe e ka shprehur atë në albumin e tij "Change Me" që i dedikohet pikërisht kësaj nisme.

Ai ka qënë i ftuar në mbylljen Lojrave Olimike Verore të 2008-ës në Pekin si dhe në lojrat Olimike Verore të 2012-ës në Londër.

Albumi i tij i radhës, The One and Only (2001), korri një sukses fenomenal ndërkombëtar, duke shitur mbi 1 milion kopje vetëm në Azi.

Wang gjithashtu nisi disi karierë edhe në kinematografi e kryesisht në Japoni.

Ai po ashtu mbajti një tur me koncerte në gjithë Azinë të quajtur The Unbelievable Tour, vetëm disa muaj para lançimit të albumit të tij të ri Unbelievable në vitin 2003.

Rryma e tij dhe stili i tij aziatik për të bërë muzikën Hip Hop dhe R&B në albumin e tij Unbelievable, frymëzoi edhe shumë artistë të rinjë, përveç suksesit që ai pati. Albumi ende konsiderohet si më i sukseshmi i karierës së tij, por në të njëjtën kohë pati edhe shumë kritika.

Kënga e tij "One World One Dream" u zgjodh si kënga e Lojrave Olimpike . Kjo këngë ishte e gjitha e shkruar, e kënduar dhe e prodhuar nga ai. Ai këndoi përkrah artistëve të famshëm Jackie Chan, Stephanie Sun, dhe Han Hong këngën "The One Man Olympics" e cila ishte e para këngë kineze e kënduar ndonjëherë në Lojrat Olimike.

Ai gjithashtu ka kënduar "Beijing Welcomes You". Po ashtu, ai ka kënduar së bashku me të madhen Stefanie Sun, Wang Feng, dhe Jane Zhang në Lojrat Olimike të Pekinit në 2008-ën, këngën "Light the Passion, Share the Dream". (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China