20160416CultureBeatj2.m4a |
Cecilia Cheung Pak-Chi ka lindur më 24 maj në 1980-ën. Ajo është fituese e çmimit aktorja e Hong Kong -ut dhe cantopop singer. Ajo është ish bashkëshortja e Nicholas Tse. Ajo dhe Nicholas kanë dy djem Lucas dhe Quintus. Ajo njihet si një "Sing girl"dhe aktore, e cila mori vëmëndjen mediatike për herë të parë kur performoi përkrah Stephen Chow, dhe më pas ndoqi sukseni e saj vetëm.
Cheung ka lindur në Man Wah Sun Chuen, Jordan, Hong Kong me baba kinez dhe me nënë kinezo-britanike. Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte nëntë vjeç. Atë e dërguan në Australi për të jetuar me tezen e saj kur ishte vetëm 14 vjeç, ku dhe ndoqi shkollën Camberwell Girls Grammar.
Kariera e saj nisi në vitin 1998 kur filloi të shfaqej në televizion në reklamat e "lemon tea". Ajo tërhoqi vëmëndjen e Stephen Chow,i cili e ftoi të performonte për herë të parë në një film si një "hostess" e klubeve të natës në filmin e tij "King of Comedy "në vitin 1999, duke vazhduar me vonë në filmin " Fly Me to Polaris " në po atë vit. Roli pasues bëri që ajo të fitonte çmimin " Best Newcomer" në ndarjen e çmimeve në Hong Kong Film Awards. Në të njëjtin vit, ajo nisi karierën e saj si këngëtre e kantopopit duke lançuar albumin e saj "Any Weather" (1999). Më pas ajo interpretoi në dramën e Deerek Yee "Lost in Time" (2003), ku dhe fitoi çmimin "Aktorja më e mirë" në 2004-ën nëedicionin e 23-të të Hong Kong Film Awards. Ajo luajti rolin e një vajze të re, e cila humbi të fejuarin në një aksident tragjik me makinë, duke e lënë atë të vejë me një fëmijë të vogël, në hidhërim të thellë.
Cheung ka fituar rreth 70 milionë dollarë të Hong Kongut në 2014-ën, duke u rënditur e nënta në listen e personave të famshëm me të ardhurat më të larta.
Ajo gjithashtu ka pasur romanza të ndryshme me këngëtarët meshkuj nga Hong Kongu si Daniel Chan dhe Jordan Chan.
Më pas ajo filloi të dilte me Nicholas Tse në fillim të 2002-shit, por u ndanë vetë pas pak kohësh, pasi ai u rikthye me ish të dashurën e tij, këngëtaren Faye Wong. Në fillim të vitit 2003, thashethemet mbi marrëdhënien e saj të fshehtë me të madhin Edison Chen morën dhenë nëpër media. Megjithatë, media nuk mundi të provonte me fakte kurrë këtë marrëdhënie deri në momentin kur vetë artistët u prononsuan dhe pranuan që mes tyre ka pasur një romanzë dikur, por asgjë serioze.
Në shtator të 2006-ës, Tse tregoi se ai dhe Cheung ishin martuar në një ceremoni sekrete në Filipine.
Vetëm pas pak kohësh martesë, babai i bashkëshortit të saj deklaroi se Cheung ishte tre muajshe shtatzënë. Rreth marsit të po atij viti, ata deklaruan se fëmija i tyre i parë ishte djalë dhe do të vinte në jetë në muajin gusht. Pra më 2 gusht 2007, ajo lindi djalin e saj Lucas. Vetëm tre vite më vonë ajo u bë nënë për herë të dytë me një djalë, të cilin e quajtën Quintus. Por fatkeqësisht, në vitin 2011 çifti bëri publike marrëveshjen e tyre për t'u divorcuar dhe pranuan të jenë të dy përgjegjës për rritjen e dy djemve të tyre.(Raela Hafizi)