PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jennifer Lopez
2016-04-17 21:08:28 CRI Komenti juaj Printoni

Miq të dashur, sot do dalim disi nga ajo rutina e përhershme e programit, ku në pjesën e parë të emisionit ne flasim për këngëtarët shqiptarë. Këngëtarja që ne kemi përzgjedhur për të folur sot, nuk ka nevojë për shumë komente pasi është tepër e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku në mbarë botën. Bëhet fjalë për divën latino-amerikane që solli në modë vithjet e gjëra dhe këngët me ritme latine.

Jennifer Lopez, e cila ka ndezur skenën e emisionit mbi zbulimin e talenteve në të kënduar American Idol gjatë finales, duke performuar këngën e saj më të re "Ain't Your Mama," ka bërë qëpubliku deri diku të harrojë konkurentët, pasi suksesi që tërhoqi kënga e saj la nën hije konkurentët. Kështu është komentuar nga disa medja, të paktën. Por kjo mbetet diçka subjektive.

Kënga saj e fundit flet për refuzimin që femrat e sotme i bëjnë meshkujve të tyre që sillen si "fëmijë" pasi ato e dinë që janë pikërisht ato, që kujdesen për çdo gjë. Por jo më, pasi ju nuk jeni "nëna" e tij dhe ju keni gjëra për të bërë dhe pse jo, për të ndjekur karierën tuaj. Ky vjen disi si mesazh feminist, por tek e fundit po pritet mjaft mirë në mbarë botën. Kënga është shkruar nga Meghan Trainor dhe është bashkëprodhuar me Lukasz Sebastian Gottwald, i nohur ndryshe si Dr. Luke, i cili është akuzuar nga Kesha për ngacmime seksuale. Kjo gjë ka bërë që shumë persona të reagojnë jo fort mirë ndaj këngëtares J.Lo. Por gjithsesi, ata mbeten thjeshtë komente në faqet dhe rrjetet sociale të këngëtares.

Si gjithmonë performimi i saj tepër i nxehtë i "Ain't Your Mama" dhe hit-it të saj tashmë famoz "Let's Get Loud" janë konsideruar si këngët e saja me audiencë më të lartë.

Lopez, sapo është kthyer tek Sony Epic Records (ku ajo ka regjistruar më parë këngët e saja gjatë viteve 99-2007.) Në mars, pas më shumë se pesë vite me Universal Music Group's Island Def Jam, ajo rikthehet për "Ain't your mama" tek Sony.

Artistja Trainor kishte këtë këngë të shkruar vite më parë, por kur J.Lo e dëgjoi atë, ajo kërceu nga gëzimi pasi e pëlqeu shumë dhe menjëherë nisën regjistrimet, të cilat përfunduan pas dy muajsh.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Lopez kishte kërkuar që kënga të ishte gati për finalen e madhe të American Idol, ku dhe e performoi atë.

Në fakt u vërtetua se këngëtarja J.Lo, nuk kishte kontaktuar asnjëherë me Dr. Luke për këngën "Ain't Your Mama," qoftë në studio apo gjëtke.

Madje lista për përgatitjen e kësaj kënge ishte tepër e gjatë ku përfshiheshin shumë emra si Henry "Cirkut", Cirkut, Theron Thomas, Gamal "Lunchmoney" Lewis dhe Jacob Kasher Hindlin, Dr. Luke dhe Meghan Trainor.

Në njëfarë mënyre është qesharake se sa shumë persona duhen për të përgatitur, ose siç e quajnë ndryshe "për të gatuar" një këngë, por vetëm një person merr gjithë duartrokitjet.

Që tani mund të konfirmojmë se kënga e saj është rënditur në vend të 8-të në listen muzikore në iTunes. Edhe pse kënga është ende e re. Sigurisht që bashkë me të ardhurat, fansat dhe admiruesit, kënga do rritet më tej drejtë pozicionimit No.1 të listave muzikore ndërkombëtare. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China