Redaksia e Shqipes e Radios së Jashtme të Kinës u krijua në vitin 1969.
Tani një program prej 60 minutash në gjuhën shqipe transmetohet me valë të mesme nga tokat shqiptare dhe mbulon tërë Shqipërinë. Njëkohësisht, jepen çdo ditë edhe 90 minuta programe në valë të shkurtra.
Uebsajti "albanian.cri.cn", që filloi në dhjetor të vitit 2003 si pjesë e uebsajtit CRI Online (www.cri.cn), është një multimedia që integron shkrimin, fotografinë, zërin dhe figurën në një të tërë.
Në këtë uebsajt, krahas dhënies në kohë të lajmeve nga Kina dhe bota, kemi hapur edhe shumë rubrika për shkëmbimet reciproke dhe në shërbim të përdoruesve të internetit në gjuhën shqipe, si "Qarqet e shqipfolësve", "Forumi i përdoruesve të internetit" etj.
Që nga dhjetori i vitit 2008, mund të shikoni faqet krejt të reja të uebsajtit. Nëpërmjet faqeve të reja synojmë t'u shërbejmë më mirë përdoruesve shqiptarë të internetit, me informacione të pasura e thelbësore mbi ekonominë e kulturën kineze.
Nëse doni të keni në kohë informacionet e fundit mbi panairet në Kinë, mbi ndërmarrjet dhe mallrat kineze, mos ngurroni, ju lutemi të vizitoni uebsajtin tonë dhe të na shkruani.
Nëse doni të mësoni gjuhën kineze nëpërmjet internetit dhe të bëni shkëmbime të drejtpërdrejta, mos ngurroni, ju lutemi të vizitoni uebsajtin tonë.
Nëse do të bëni një vizitë në Kinë dhe dëshironi të merrni informacione për destinacionet, mos ngurroni, ju lutemi të vizitoni uebsajtin tonë.
Nëse keni interes për kulturën tradicionale kineze dhe doni të mësoni për doket e zakonet e një kombi të lashtë, mos ngurroni, ju lutemi të vizitoni uebsajtin tonë.
Nëse keni kuriozitet për shqiptarët që jetojnë në Kinë, mos ngurroni, ju lutemi të vizitoni uebsajtin tonë.
Nëse ndoshta tani për tani në faqet tona elektronike nuk gjeni informacionet që dëshironi, mos kini merak, na shkruani ose hyni në forum për të lënë mendimet a mesazhin tuaj, do t'ju përgjigjemi sa më parë.
Presim gjithashtu sugjerime nga ju për përmirësimin e uebsajtit tonë. Ju faleminderit!