Terroristët po hyjnë në Siri nga Turqia, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke i shoqëruar me pamje video pretendimet e saj .
Videoja e gjatë rreth 20 sekonda përmban pamje satelitore ku shfaqen disa automjete që hyjnë në një rrugë pylli në veri të Sirisë.
"Terroristët janë duke kaluar kufirin nga Turqia për në Siri", tha SANA, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Videoja publikohet në një kohë që tensionet janë të lartë në veri të Sirisë, ku forcat turke kanë bombarduar pozicionet partisë kurde, Njësia e Mbrojtjes Popullore (YPG).
Kurdët, qeveria siriane dhe Rusia e kanë akuzuar Turqinë se po mbështet Frontin al-Nusra, i cili është përjashtuar së bashku me Shtetin Islamik (IS), nga marrëveshja e armëpushimit. (Leftion Peristeri)