PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Këngët shqiptare më të klikuara
2016-04-12 17:19:47 CRI Komenti juaj Printoni

Getinjo ft. Baby G "Monster"

Reperi i ri që tashmë ka hyrë fuqishëm në tregun muzikorë shqiptarë Getinjo, po lançon hite të njëpasnjëshme duke u pëlqyer shumë shpejtë nga të rinjtë. Muzika e tij e zhanerit hip-hop dhe rnb që tashmë siç dihet është edhe "trend", ka bërë që i riu të rënditet në majat e hit-paradave shqiptare. Ai është një emër i ri në fushën e muzikës por në të njëjtën kohë mjaft i pëlqyer dhe i sukseshëm. Ai njihet për rebelizmin e tij në tekste si dhe për klipet tepër provokuese. Ai ka përformuar përkrah këngëtareve të reja, të cilat kanë rënë në sy për bukurinë e tyre.

2Po2 ft Flori " Gone Girl"

Dy emrat e mëdhenj të muzikës janë bashkuar për bashkëpunimin e tyre të ri që tashmë është bërë tejet i sukseshëm "Gone Girl". Bëhet fjalë pikërisht për kant-autorin e madh shqiptarë Flor Mumajesi dhe reperin kosovar të njohur 2 po2. Ata janë të njohur dhe të dashur për publikun si dhe kanë bashkëpunuar edhe më parë, e gjithmonë bashkëpunimet e tyre kanë rezoltuar një sukses i madh. Mund t'ju kujtojmë hitet e tyre më të hershme si "Crazy Girl", "Gjithë jetën" dhe hitin e tyre më të fundit "Gone Girl".

Genta Ismajli ft. Etnot "Shake it"

Këngëtarja Genta Ismajli kthehet fuqishëm me hitin e saj më të fundit në bashkëpunim me grupin e njohur "Eton Engjujt" me këngën e tyre të re, që tashmë është kthyer në hit "Shake it". Kjo këngë po thyen të gjitha parashikimet, pasi për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të mbledh shumë admirues duke performuar në skena të ndryshme të muzikës shqiptare, duke qënë të ftuar nëpër clube të ndryshme të kryeqytetit, si dhe në portalet elektronike ajo po klikohet tejmase nga të rinjtë. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China