Përfaqësuesi i përherëshëm i Kinës në Gjenevë Ma Zhaoxu takoi të mërkurën kryenegociatorin e OKB-së për çeshtjen e Sirisë Staffan de Mistura, me të cilin shkëmbyen mendime lidhur me krizën siriane.
Ma u shpreh se pala kineze mbështet dhe vlerëson përpjekjet e Misturës si dhe raundi e ri të bisedimeve të paqes. Ai tha se të gjitha palët duhet të çmojnë çastin e tanishëm dhe të bëjnë përpjekje të përbashkëta për një zgjidhje të favorshme dhe të përhershme të krizës, në dobi të popullit sirian.
Nga ana e tij negociatori i OKB-së, Mistura tha se pala kineze ka ndikim të rëndësishëm në çështjen e Sirisë dhe ka kontribuar në nxitjen e bisedimeve të paqes si dhe në lehtësimin e krizës humanitare në Siri. Kina si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka shprehur pikëpamje objektive dhe të paanshme, tha Mistura, duke bërë thirrje që Kina të vazhdojë të luajë një rol pozitiv dhe konstruktiv në çështjen e Sirisë.