PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-SHBA, mosmarrëveshje në rritje
2016-04-14 11:13:56 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian ka shprehur pakënaqësi ndaj Uashingtonit, lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale ndërmjet BE-SHBA-së, duke shtuar gradualisht mosmarrëveshjet. Autoritetet eiropiane për mbrojtjen e të dhënave personale kanë shprehur shqetësim ndaj një kuadri të ri ligjor të rënë dakord me SHBA-në për transfertat transatlantike të të dhënave personale, duke ushtruar presion ndaj Brukselit për përmirësime të dukshme në këtë fushë.

Ekspertët e BE-së për mbrojtjen e privatësisë, duke u ndalur në metodat amerikane të mikqyrjes thonë se SHBA-ja duhet të vërtetojë nëse masat mbikqyrëse të tyre përputhen me standardin europian. Në të kundërt, thonë ekspertët, BE-ja nuk duhet të miratojë dokumentin "Mbrojtja e të dhënave personale BE-SHBA".

Në analizat e mediave BE-ja është kritikuar se prej kohësh ndodhet në ndikimin e SHBA-së, duke u margjinalizuar në arenën ndërkombëtare, pa shprehur hapur qëndrimet e veta. Reagimi i Brukselit tregon se BE-ja po tenton të ndryshojë diplomacinë me SHBA-në. (Jiang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China