Kreu i qeverisë kineze i tha këto në kryeqytetin suedez gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Partneritetit të Zhvillimit të Vazhdueshëm të Stokholm+40. Ai vuri në dukje se zhvillimi i ekonomisë së gjelbër jo vetëm mund të ndikojë në zbutjen e kontradiktës midis përparimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit e të burimeve natyrore, por edhe mund të shtojë kërkesën e tregut dhe të hapë vende të reja pune.
Kryeministri Wen shtoi gjithashtu se, megjithëse në tërë botën ka mendim unanim për zhvillimin e vazhdueshëm, mungon veprimi i përbashkët dhe i barabartë. Në këto kushte, është i domosdoshëm forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar. Fokusi duhet përqendruar në harmonizimin e rritjes ekonomike, përparimit shoqëror dhe mbrojtjes së mjedisit, por pa u kufizuar vetëm në administrimin e mjedisit. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ngulë këmbë në parimin "përgjegjësi e përbashkët, por e ndryshme" për të nxitur vendet në zhvillim të kenë të drejta të barabarta në fushën e zhvillimit, duke mbajtur mbi vete përgjegjësinë që u takon sipas mundësive që kanë.
(Çan Yean/Artani)