Kryeministri kinez Wen Jiabao ftoi kompanitë nga e gjithë bota të marrin pjesë në procesin e reformimit të Kinës. I pranishëm në hapjen e panairit industrial të Hanoverit, Wen Jiabao ritheksoi se Kina është e vendosur në rrugën e saj të hapjes dhe reformës.
"Kina do të vazhdojë të përmirësojë ligjet, rregullat dhe politikat, do të zgjerojë tregun, forcojë mbrojtjen e pronës intelektuale si edhe do të trajtojë pa dallime të gjitha kompanitë," tha Wen Jiabao.
Kryeministri kinez duke folur në hapjen e panairit më të madh ndërkombëtar industrial të Hanoverit në Gjermani, i ftoi kompanitë nga e gjithë bota të bëhen pjesë e procesit transformues të Kinës dhe në shanset e përbashkëta që janë rezultat i begatisë dhe përparimit të Kinës. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)