Kryeministri kinez Wen Jiabo u nis të premten për një turne vizitash në Islandë, Suedi e Poloni si dhe për të marrë pjesë në Panairin e Hanoverit në Gjermani, ku do të ndjekë ceremoninë e hapjes dhe aktivitetin e vendeve partnere të Kinës.
Wen është ftuar nga kryeministrja islandeze Johanna Sigureardotirit, kryeministri suedez Frederik Reinfeldt, kryeministrit polak Donald Francizek Tusk dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Gjatë vizitës së tij, Wen Jiabao do të shkëmbejë mendime me udhëheqësit e këtyre vendeve lidhur me çeshtjet ndërkombëtare dhe rajonale. Kryeministri Wen do të mbajë një fjalim lidhur me politikat e hapjes së Kinës si dhe do të paraqesë sugjerimet për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar kino-europian. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)