PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina ndihmon Europën, ofron 10 mld dollarë kredi
2012-04-27 10:14:02 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Wen Jiabao mori pjesë të enjten në Forumin Ekonomik mes Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore.

Në fjalimin e rastit, Wen Jiabao vuri në dukje se megjithëse Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë disa diferenca shoqërore dhe kulturore, ato nuk cënojnë aspitatat e përbashkëta për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore.

"Përsa kohë që palët përkatëse reskpektojnë njëra-tjetrën, i përmbahen parimit të barazisë dhe respektit të ndërsjelltë, sigurisht që do të konsolidohet miqësia tradicionale mes Kinës dhe vendeve në këtë rajon, duke arritur një zhvillim të përbashkët," u shpreh kryeministri Wen.

Wen Jiabao shtoi se këtë vit, situata e ekonomisë botërore është përmirësuar në një farë mënyre, por baza e rimëkëmbjes mbetet ende e dobët dhe ende ekzistojnë faktorët e pasigurisë. Kështu, Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore duhet të përballojnë së bashku këto sfida, në përputhje me interesat thelbësore të të dyja palëve.

"Kina, me sinqeritetin më të madh, është e gatshme që të thellojë miqësinë me vendet në Europën Qendrore e Lindore, për të çuar lart nivelin e bashkëpunimit për të mirën e popujve përkatës," shtoi kryeministri Wen Jiabao

Wen Jiabao sugjeroi gjithashtu që të dyja palët duhet të zgjerojnë shkallën dhe fushat e bashkëpunimit si dhe të përsosin sistemin e bashkëpunimit. Sipas tij, të dyja palët duhet të zhvillojnë tregti dypalëshe, ku vëllimi tregtar mund të arrijë në 100 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2015.

Krahas këtyre, Wen Jiabao shprehu edhe vendimin e qeverisë kineze për ofrimin e një kredie prej 10 miliardë dollarësh amerikanë, që do të përdoret për të mbështetur kryesisht projektet e bashkëpunimit dypalësh në infrastrukturë, teknologjinë e re, ekonominë e gjelbër, etj. Përveç këtij fondi, do të ketë edhe fonde të tjera në fushën e investimeve, teknologjisë dhe kulturës. Wen Jiabao bëri të ditur që brenda 5 vjetësh, Kina do të ofrojë 5000 bursa studimi për vendet e Europës Qendrore Lindore, duke ftuar edhe 1000 studentë për mësimin e gjuhës kineze në Kinë. Gjithashtu do të dërgojë 1000 studentë dhe dijetarë për studim në vendet e Europës Qendrore e Lindore.

Në fund të fjalimit të tij, Wen Jiabao tha se miqësia mes Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore po përballet me një rast të rëndësishëm e me shpresë të plotë.

"Përsa kohë që do të kujdesimi për farën që kemi mbjellë, sigurisht që do të vjelim fryte. Le të përparojmë së bashku, duke shkruar një kapitull të ri në miqësinë mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore," përfundoi kryeminstri kinez Wen Jiabao. (Jiang Lei/Albana)

 

 

LINK:

Wen flet për rritjen e bashkëpunimit me Europën Qendrore e Lindore
Analisti: Kina e Europa duhet të thellojnë njohjen
Wen Jiabao, takime me homologët e tij europianë
Wen Jiabao takohet me liderë të vendeve të Europës Qendrore e Lindore
Zhvillohet takimi i parë i liderëve të Kinës dhe të Europës Qendrore e Lindore
Kina ndihmon Europën, ofron 10 mld dollarë kredi
Wen Jiabao, takim me homologun polak
Jiabao mbërrin në Varshavë
Kina: Ekonomia e gjelbër nxit zhvillimin
Rainfeldt: "Vizita e Wen Jiabaos do të thellojë marrëdhëniet dypalëshe"
Kina kërkon lehtësimin e eksportit të produkteve me teknologji të lartë
Wen Jiabao viziton Panairin e Hanoverit
Wen Jiabao në Suedi, vizita e parë në 28 vjet
Wen Jiabao dhe Angela Merkel hapin panairin e Hanoverit
Wen Jiabao: Kina e vendosur për "reformën dhe hapjen"
Islandë, Wen Jiabao viziton centralin gjeotermik
Wen Jiabao fillon vizitë në Islandë
Wen Jiabao filloi vizitën në Europë
Wen Jiabao nis vizitën në Europë
Wen Jiabao zhvillon bisedë telefonike me Angela Merkel

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China