PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Analisti: Kina e Europa duhet të thellojnë njohjen
2012-04-27 19:33:28 cri komenti juaj Printoni

Nga 20 deri më 27 prill kryeministri kinez Wen Jiabao bëri një turne vizitash në Islandë, Suedi e Poloni dhe mori pjesë në Panairin e Hanoverit në Gjermani.

Zv.drejtori i Institutit për Çështjet Europiane të Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Jiang Shixue thotë se vizita e kryeministrit ka një domethënie të gjithanshme.

Së pari, ky turne është në dobi të forcimit të besimit për kapërcimin e krizës europiane të borxheve. Pas shpërthimit të krizës, Kina shprehu vullnetin për ta ndihmuar brenda mundësive të veta Europën për ta kaluar këtë vështirësi. Vizitat e Wen Jiabao-s janë një nxitje për marrëdhëniet ekonomike-tregtare midis Kinës dhe këtyre vendeve europiane, si edhe një ndihmë për lehtësimin e situatës së krizës së borxheve në Europë.

Së dyti, ky turne vizitash është një inkurajim për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të partneritetit kino-europian. Islanda është vendi i parë që ka njohur statusin e ekonomisë së tregut të Kinës; Kina është partneri më i madh tregtar i Suedisë në Azi; Polonia është vendi i parë në Europën Qendrore e Lindore që ka arritur një vëllim të përgjithshëm tregtar më shumë se 10 miliardë dollarë me Kinën; gjatë qëndrimit në Gjermani, kreu i qeverisë kineze paraqiti propozime lidhur me zgjerimin e hapjes së tregut dhe kundërvënien ndaj proteksionizmit, si edhe për një numër nismash për ngritjen në një nivel më të lartë të bashkëpunimit dypalësh kino-gjerman.

Analisti Jiang Shixue vë në dukje edhe pengesat para të cilave gjendet zhvillimi i marrëdhënieve kino-europiane. Kështu, statusi i ekonomisë së tregut i Kinës ende nuk është njohur nga Bashkimi Europian. Përveç kësaj, disa medie perëndimore paragjykojnë shtimin e investimeve kineze në Europë, çka në të vërtetë është me përfitime për të dy palët dhe ndihmon në daljen sa më parë të Europës nga kriza e borxheve.

Z. Jiang shtoi se njohja e pamjaftueshme sjell ndikime negative në marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Europës. Prandaj të dyja palët duhet të zgjerojnë shkëmbimet në fusha të ndryshme. Gjatë këtij procesi Europa duhet të respektojë rrugën e zhvillimit të Kinës, ndërsa Kina duhet të dëgjojë me një qëndrim më të hapur zërat e ndryshëm europianë. (Wang Xianya/Artani)

 

LINK:

Wen flet për rritjen e bashkëpunimit me Europën Qendrore e Lindore
Analisti: Kina e Europa duhet të thellojnë njohjen
Wen Jiabao, takime me homologët e tij europianë
Wen Jiabao takohet me liderë të vendeve të Europës Qendrore e Lindore
Zhvillohet takimi i parë i liderëve të Kinës dhe të Europës Qendrore e Lindore
Kina ndihmon Europën, ofron 10 mld dollarë kredi
Wen Jiabao, takim me homologun polak
Jiabao mbërrin në Varshavë
Kina: Ekonomia e gjelbër nxit zhvillimin
Rainfeldt: "Vizita e Wen Jiabaos do të thellojë marrëdhëniet dypalëshe"
Kina kërkon lehtësimin e eksportit të produkteve me teknologji të lartë
Wen Jiabao viziton Panairin e Hanoverit
Wen Jiabao në Suedi, vizita e parë në 28 vjet
Wen Jiabao dhe Angela Merkel hapin panairin e Hanoverit
Wen Jiabao: Kina e vendosur për "reformën dhe hapjen"
Islandë, Wen Jiabao viziton centralin gjeotermik
Wen Jiabao fillon vizitë në Islandë
Wen Jiabao filloi vizitën në Europë
Wen Jiabao nis vizitën në Europë
Wen Jiabao zhvillon bisedë telefonike me Angela Merkel

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China