PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao dhe Angela Merkel hapin panairin e Hanoverit
2012-04-23 13:43:50 cri komenti juaj Printoni
Kryeministri kinez Wen Jiabao ndodhet në Gjermani në përpjekje për të mbështetur biznesin me këtë vend.

Wen Jiabao dhe kancelaria gjermane Angela Merkel hapën panairin e Hanoverit.

Panairi më i madh industrial ndërkombëtar ka përfaqësues nga 5 mijë kompani prodhimi e teknologjie nga 69 vende.

500 prej tyre janë kompani kineze.

Wen Jiabao tha se Kina mbetet e angazhuar për forcimin e tregtisë dypalëshe.

"Të gjitha kompanitë që marrin pjesë në panairin e Hanoverit janë 'faktorë të rinj' të industrializimit global dhe ne i ftojmë kompanitë nga e gjithë bota të marrin pjesë në procesin e reformimit të Kinës dhe në shanset që janë rezultat i begatisë dhe përparimit të Kinës."

Nga ana e saj, Merkel tha se Gjermania do të vazhdojë të jetë e fortë pavarësisht krizës europiane të borxheve.

"Na duhet një akt balancues, për ta bërë të qartë, sepse komuniteti ndërkombëtar pret që ne të kontribuojë për përparimin dhe në të njëjtën kohë ne duam të krijojmë një bazë të shëndoshë financiare siç është rënë dakord për reduktimin e borxhit."

Gjermania është pjesë e turneut europian të kryeministrit kinez Wen Jiabao, i cili më pas do të vizitojë edhe Suedinë dhe Poloninë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China