PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao viziton Panairin e Hanoverit
2012-04-24 14:45:49 cri komenti juaj Printoni

Në paraditen e së hënës, i shoqëruar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri kinez Wen Jiabao vizitoi pavijonin nr.6 të Panairit të Hanoverit, ku drejtoi ceremoninë e prerjes së shiritit në pavijonin qendror të Kinës. Pas kësaj ceremonie, Wen Jiabao dhe Angela Merkel vizituan pavijonet e ndërmarrjeve të famshme të Kinës dhe Gjermanisë, si Grupi i Automjeteve i Shangait, Grupi FAW, Siemens dhe ABB, duke u njohur me produktet përkatëse.

Gjatë vizitës, Wen Jiabao u shpreh se tani, marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe Gjermanisë po zhvillohen me ritme të shpejta, bashkëpunimi teknik sapo ka lulëzuar dhe lidhjet ekonomike janë shumë të ngushta. Kina do të insistojë në politikën e hapjes, do të përpiqet më tej për ruajtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke mirëpritur ndërmarrjet e huaja të investojnë në Kinë.

Më pas, ata vizituan selinë e kompanisë Volkwagen, ku dëshmuan nënshkrimin e deklaratave të përbashkëta të Grupit të Automjeteve të Shangait dhe Grupit FAW me Volkswagen. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China