Në pasditen e 23 prillit, kryeministri kinez Wen Jiabao mbërriti në Goteborg, duke filluar kështu vizitën e tij zyrtare në Suedi. Kjo është vizita e parë e kryeministrit kinez gjatë 28 vjetëve të fundit.
Në fjalimin e rastit, Wen Jiabao tha se pala kineze i kushton rëndësi marrëdhënieve kino-suedeze dhe është e gatshme që të thellojë pandërprerë miqësinë mes dy popujve në bazë të respektit dhe leverdisë reciproke, për të çuar përpara bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme.(Jiang Lei/Albana)