Në fjalën e tij Wen Jiabao kërkoi nga Gjermania që të nxitë aktivisht Bashkimin Europian të lehtësojë kontrollin e eksportit të produkteve me teknologji të lartë drejt Kinës.
"Kina trajton në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë dhe dëshiron të importojë më shumë produkte gjermane."
Nga ana e saj, Angela Merkel tha se trajtimi i barabartë të kompanive është bazë e bashkëpunimit dypalësh.
"Kemi parë se aftësia e krijimit të risisë e ndërmarrjeve kineze është forcuar pandërprerë. Ne përkrahim hapjen e tregjeve dhe konkurrencën e barabartë. Nëse kompanitë gjermane në Kinë apo në Gjermani kompanitë kineze marrin trajtim të barabartë, kjo është dhe baza e bashkëpunimit tonë" (Fani/Leftion Peristeri)